LGSH | Urdhri I Mjekut: Ja pse po largohen mjekët nga Shqipëria!
507
post-template-default,single,single-post,postid-507,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-theme-ver-10.0,wpb-js-composer js-comp-ver-4.11.2,vc_responsive

Urdhri I Mjekut: Ja pse po largohen mjekët nga Shqipëria!

Urdhri I Mjekut: Ja pse po largohen mjekët nga Shqipëria!

Intervistë me Prof.Dr. Fatmir Brahimaj, President I Urdhrit te Mjekut.

mjeku

Këto tre vitet e fundit bashkë më migrimn e popullatës shqiptare, fatkeqësisht po vihet re edhe migrimi I trurit bashkë me të. Në sektorin e shëndetësisë, që është edhe një sektor shumë I ndjeshëm, çdo ditë po shohim se mjekët po largohen nga vendi. Sipas Urdhrit të Mjekut, në 2014 dhe në 2015 janë larguar nga 150 mjekë. Përsëri edhe në 2016 janë larguar 156 mjekë, ku 34 prej tyre kanë qënë të specializuar në specialitete që ne kemi shumë nevojë. Vendin e parë sipas Dr. Fatmir Brahimaj, e zënë reanimatorët anestezist, me pas vijnë obstetër-gjinekologët, kardiologët, ortopedët, neurologët e kështu me rrdhë. Këta specialistë po lënë një boshllëk në shërbimin tonë dhe të gjithë së bashku po krijojnë ngarkesa për ata që mbeten.

Dr. Brahimaj, sa mjekë largohen në ditë?

“Tek ne vijnë për të marrë çerifikatën e Sjelljes së Mirë, që është një dokument që vërteton se mjeku nuk është I dënuar profesionalisht, çdo ditë. Më vjen keq por unë filloj punën çdo ditë duke firmosur nga 1 deri në 2 çertikata të tilla”.

Pse po ndodh kjo? I keni pytur për shkaqet kur vijnë për të marrë këto çertifikata?

“Po, I pyesim. Pse ikni ? Përgjigjja e parë është për një jetë më të mirë. Po ti ngacmosh pak më shumë, ata të thonë se këtu kanë rroga të vogla, gjykojnë se do të kenë mundësi më të mira për t’u rritur në karierën profesionale dhe se do të kenë kushte më të mira pune jashtë vëndit , e sigushit do të jenë edhe më të mirëpaguar. Por ajo që theksojnë më shumë kur I pyet më thellë, është se vuajnë tmerrësisht krizën e besimit që ekziston mes publikut dhe bluzave të bardha në vëndin tonë.Këtu ata veçojnë reagimin e ashpër që ka publiku ndaj mjekëve, momentet e dhunës që janë ushtruar ndaj bluzave të bardha , tregojnë kodin penal që I kërcënon në çdo moment.

Ju besoj jeni në djeni të përpjekjeve që ne po bëjmë si bashkësi profesionistësh për të ndryshuar Kodin Penal dhe sidomos nenin 96 për mjekimin e pakujdeshëm ku nuk ka një specifikim të plotë se çfarë është mjekimi I pakujdeshëm dhe nuk ndahet gabimi mjekësor nga neglizhenca mjeksore që është e dënueshme kudo në botë, por bota nuk dënon asnjëherë gabimin mjekësor. Duke mos qënë I diferencuar mirë ky nocion në kodin tonë, ai lë shteg për abuzime, interpretime apo edhe implementime të këtij neni në mënyrë jo të drejtë.

Të gjitha këto bëjnë që mjekët pa u menduar dy herë largohen. Unë do t’u thoja që të mendoheshin dy herë sepse nuk është kjo rruga më e mirë.Edhe në vendin tonë gjërat do ndryshojnë. Nuk është e lehtë të shërbesh në vende të tjera. Sepse të dish të vendosësh diagnozën dhe mjekimin, duhet të dish specifikat e popullatës dhe sëmundshmëritë e atij vendi ku shërben. Pra është më e lehtë të diagnostikosh dhe të mjeksoh në vendin tënd”.

Për trë vite,  vendit tonë I janë larguar mbi 450 mjekë, ndërkohë që numri I të diplomuarve tek nuk I kalon 250 në vit. Këtij boshllëku që krijohet, duhet t’i shtojmë edhe faktin që rreth 250-260 mjekë dalin çdo vit ne pension.

No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.