LGSH | STATUTI
158
page-template-default,page,page-id-158,page-child,parent-pageid-102,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-theme-ver-10.0,wpb-js-composer js-comp-ver-4.11.2,vc_responsive

STATUTI

lgsh Logo

“Lidhja e Gazetarëve të Shëndetit”, (“LGSH”). është emri zyrtar i organizatës jofitmprurëse e regjistruar në Gjykatën e Rrethit Tiranë me vendimin Nr. 3213 Datë 12.12.2011, bazuar në Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë dhe Ligjit për Organizatat Jofitimprurëse dhe Ligjit për Regjistrimin e organizatave Jofitimprurëse. Organizata mund të njihet shkurtimisht edhe si L.G.SH. Shoqata “Lidhja e Gazetarëve të Shëndetit”, është krijuar si OJF me anëtarësi, në formën e parashikuar nga ligji si Shoqatë. Shoqata është person juridik i të drejtës shqiptare dhe për rregullimin e veprimtarisë së saj zbaton Statutin, dhe Legjislacionin Shqiptar në fuqi.

 

Qëllimi dhe Fusha e Veprimtarisë

Shoqata ka qëllim të krijojë aktivitete lidhur me fushën e veprimtarisë së gazetarëve të shëndetit, promovimin e gazetarisë së shëndetit, rritjen cilësore, botimin kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar të gazetarisë së shëndetit, shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira, pasqyrimi i punës së gazetarisë së shëndetit dhe mjekësisë duke raportuar lidhur me zhvillimet e reja në mjeksi, vëmendja ndaj shëndetit dhë shëndetit publik, bashkëpunimi me institucione të shëndetësisë, nënshkrimi i memorandumeve të bashkëpunimit me OJF të tjera, Urdhrin e Mjekut, Urdhrin e Farmacistit, Shoqata e Pacientëve dhe çdo organizatë që ndan vlera të njëjta me shoqatën “Lidhja e Gazetarëve të Shëndetit”, veprimatritë mediatike lidhur me gazterainë e shëndetit, programe mediatike lidhur me shëndetin si dhe çdo veprimtari apo aktivitete tjetër që synon realizimin e qëllimit të shoqatës. Fusha e veprimtarisë se Shoqatës do të shtrihet në botime, studime, raportime, promovime, realizim projektesh dhe programesh të lidhura me gazetarinë e shëndetit, bashkëpunime, memorandume bashkëpunimi, lobin dhe shkëmbim të praktikave të mira, aktivitete studimore, informuese, ndërgjegjësuese, si dhe çdo lloj tjetër aktiviteti që përmbush dhe pajtohet me qëllimet e Shoqatës. Kjo fushë veprimtarie nuk është shteruese dhe në çdo rast do të interpretohet në mënyrë zgjeruese për të ndihmuar veprimtarinë e Shoqatës në çështje që lidhen me gazetarinë dhe shëndetin.