LGSH | Testimi shkel ligjet dhe autonominë e profesionit të bluzave të bardha.
380
post-template-default,single,single-post,postid-380,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-theme-ver-10.0,wpb-js-composer js-comp-ver-4.11.2,vc_responsive

Testimi shkel ligjet dhe autonominë e profesionit të bluzave të bardha.

Testimi shkel ligjet dhe autonominë e profesionit të bluzave të bardha.

Nga: Prof.As. Tritan Kalo, Mjek Infeksionit, QSUT.

Në Ligjin “Pëtritan_kalor profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë si dhe në Ligjin “Për kujdesin Shëndetësor në Republikën e Shqipërisë” , flitet qartazi për dy elementë bazë të ushtrimit të profesionit të rregulluar të mjekut: autonominë e tij profesionale, si dhe për edukimin në vazhdim të tij . Në asnjë gërmë të këtij neni nuk bëhet fjalë për testim të mjekut gjatë vijimit të Edukimit në Vazhdim. Mbi bazën e këtij ligji  Ministria e Shëndetësisë u ngrit Qëndra Kombëtare e  Edukimit në Vazhdim (QKEV), dhe nisi udhën rrugëtimi pesëvjeçar i një plani dhjetë vjeçar të kredimit të mjekëve, farmacistëve dhe stomatolog
ëve.

Për mjekët ishte i parashikuar grumbullimi i jo më pak se 150 krediteve në 5 vitet e para, dhe të 250 krediteve në 5 vitet e dyta. Mos përfshirja e mjekëve në këtë proçes dhe mos grumbullimi i krediteve të nevojshme, do të shpinte në penalizimin e tyre me mos rinovimin e Liçensës së ushtrimit të profesionit. Ende pa u analizuar mbyllja e pesë viteve të para të këtij proçesi akreditimi, rezultatet e arritura, defektet dhe mangësitë e tij, pa u konsultuar aspak me grupet e interesit si dhe me urdhërat përkatëse që liçensojnë ushtrimin e profesioneve të rregulluara , Ministri i Shëndetësisë i pabazuar në asnjë ligj, u shpreh për testimin masiv të mjekëve dhe infermierëve të sistemit publik të ofrimit të kujdesit shëndetësor, çka qartazi shkeli si autonominë e ushtrimit të profesionit të tyre, por njëherazi ishte edhe shkelje e qartë e Ligjeve dhe Konventave Ndërkombëtare në fuqi, ishte një shkelmim i dinjitetit dhe profesionalizmit të tyre.

Nëse Ministri i Shëndetësisë do të ketë një pamje/fotografim më të qartë të problemeve të përditësimit të njohurive nga këta profesionistë të Kujdesit Shëndetësor, ka rrugë dhe mjete aspak të kushtueshme ekonomikisht për ta mbritur këtij qëllimi, si dhe aspak stresuese dhe denigruese për ata që do ti nënshtrohen.  Anketimet pilote anonime zbatohen me sukse kudo ne botë për qëllime të ngjashme.

Edukimi në Vazhdim është mjeti kryesor dhe më i efektshëmi  për përditësimin e njohurive të profesionistëve të shëndetësisë në të gjithë Europën e Bashkuar dhe më gjërë.

Perfeksionimi i tij është udha kryesore për të patur kurdoherë profesionistë të mirëpërgatitur në shërbimin e popullatës. Këtu duhet të synojë si Ministria e Shëndetësisë edhe Ministria e Arësimit dhe Shkencës nëpërmjet Universitetit të Mjeksisë, dhe jo në krijimin e streseve të panevojëshme si për mjekët edhe për infermjerët, teknikëve imazherist dhe teknikëve të laboratoreve tona.

Gjithsecili para se të liçensohet i nënshtrohet një proçesi treshkallës testimi:

  1. Përfundimi i studimeve në një Fakultet të Akredituar dhe diplomimi në të,
  2. Kryerja e stazhit profesional dhe vlersimi për të, si dhe
  3. Kalimi i Provimit të Shtetit pas kryerjes së këtij stazhi.

Nuk mundet askush të liçensohet në ushtrimin e profesionit të Mjekut, Infermjerit, Teknikut imazherist apo të laboratorit, pa kaluar testimet e domozdoshme të proçesit trefazesh të mësipërm. Po ashtu Mjekët jana atë që japin më shumë provime e kalojnë më shumë testime në dallim me të gjitha profesionet e rregulluara në vëndin tonë. Nuk mohohet aspak fakti se ka mes nesh individë jo të mirëformuar profesionalisht, POR ky është difekt i sistemit të edukimit të tyre në Fakultet e pas tij në sektorët e Kujdesit Shëndetësor ku ata japin kontributin e tyre. Përforcimi i punës dhe kontrollit të dhënie-marrjes së njohurive në këto Fakultete, do të bëjë që prej tyre të dalin kuadro më të formuar.  DUHET që përgatitësit e këtyre kuadrove në Fakultete e mësipërme, drejtuesit e punës së tyre si dhe ata që merren me vënien në jetë të sistemit të Edukimit në Vazhdim në Ministrinë e linjës, të jenë objektivi i testimit për të cilën këmbëngul Ministri i Shëndetësisë, si dhe i përmirsimit të performancës së tyre profesionale dhe jo testimi i produktit të tyre përfundimtar, që tashm.

No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.