LGSH | Testimi krijon mundësinë e meritokracisë
394
post-template-default,single,single-post,postid-394,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-theme-ver-10.0,wpb-js-composer js-comp-ver-4.11.2,vc_responsive

Testimi krijon mundësinë e meritokracisë

Testimi krijon mundësinë e meritokracisë

Nga Prof.Dr.Mentor Petrela, Shef I shërbimit të Neurokirurgjise.

mentor_petrelaNë përgjithësi ne po vijmë në atë që Konica e ka thënë. Nuk mbarojnë studimet. Studimet mbarojnë, kur mbaron jeta .Pra në qoftë se je në një profesion, performancën do ta kesh kur të jesh plotësuar me të gjtha çfarë ndodhin në profesionin tënd. Në momentin që del nga funksioni, pastaj merru me çfarë të duash, merru me peshk, merru me gjueti, por në kohën që ti je në funksion, normalisht, ti duhet të kesh edukimin e vazhdueshëm .Dhe ky edukim i vazhdueshëm mbart me vete testimet. Mënyrat se si bëhen pastaj ,ato duhen parë. Duhet të jenë të matura në bazë të nivelit, sepse jo të gjithë kanë të njëjtën shkallë profesionaliteti.

Mjekësia është profesion numrash, pra eksperiencë, ashtu siç është edhe drejtësia. Pra duhet të kesh numrat e caktuara, të jesh i edukuar, të marrësh atë profesion ,që të japin librat dhe revistat shkencore. Ndërkohë duhet të kalosh provat. Po marrim një gjë të thjeshtë, epidemia e gripit.Më thoni ju, në epidemitë e gripit, sa herë janë marrë të gjithë mjekët e familjes dhe mjekët e tjerë, jo për t’u kontrrolluar, por për t’u bërë leksione dhe edukim, se si të presin epidemitë? Dhe më vonë, natyrisht, pas këtyre mund të marrësh dhe kreditet e duhura. Testimi krijon mundësinë e meritokracisë, ku shoqëria jonë, vuan nga i pari tek i fundit. Ne nuk e gjejmë vetveten, sepse pikërisht në sistemin që kemi ndërtuar nuk arrijmë të vëmë sistemin meritokratik.

No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.