LGSH | Reklamat e mjekëve dhe institucioneve mjekësore në TV janë të ndaluara dhe thellojnë krizën Mjek-Pacient.
532
post-template-default,single,single-post,postid-532,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-theme-ver-10.0,wpb-js-composer js-comp-ver-4.11.2,vc_responsive

Reklamat e mjekëve dhe institucioneve mjekësore në TV janë të ndaluara dhe thellojnë krizën Mjek-Pacient.

Reklamat e mjekëve dhe institucioneve mjekësore në TV janë të ndaluara dhe thellojnë krizën Mjek-Pacient.

spotEkranet e televizioneve shqiptare po I dedikojnë gjithnjë e më tëpër hapsirë reklamave në fushën e shëndetësisë . Këtë gjë mund ta konstatosh mjaft lehtë në spote të mirëfillta publicitare, të fshehura gjatë emisioneve tip “show” apo edhe më keq akoma, në hapsira televizive të dedikuara për këtë qëllim. Në këto transmetime evidentohet në thelb fakti se mjeku apo institucioni shëndetësor është “më i miri në ofrimin e shërbimit”, duke ndikuar në sugjestionimin e publikut, duke zbehur dhe humbur besimin e pacientëve tek specialistë apo struktura të tjera.

Presidenti I Urdhrit te Mjekut Prof.Dr. Fatmir Brahimaj në një prononcim për LGSH, thotë se përmbajtje të tilla shkelin rëndë Kodin e Etikës dhe Deontologjisë I cili në nenin 60 pika 3 thotë:

Është e ndaluar për mjekun të merret me reklamë a publicitet të çfarëdo lloji, me përjashtim të rasteve kur këto kanë qëllim shkencor dhe edukativ. Në këtë rast, mjeku duhet të bëjë kujdes që publiciteti të jetë objektiv dhe në përshtatje me rregullat e deontologjisë mjekësore. Mjekur nuk i lejohet të bëjë asnjë publicitet në favor të aktivitetit të tij personal apo të një institucioni të caktuar”.

mjekuSipas Prof.Brahimajt, mjeku është I lutur të dalë dhe të bëjë informimin shkencor apo edukimin shëndetësor të publikut, por jo ta çorodisë publikun duke thënë që “ne jemi më të mirët” dhe ata, nënkuptohet të tjerët, mbeten të këqinjtë. “Deklarata të tilla zbehin dhe dobësojnë besimin tek mjekët, dhe strukturat të tjera përveç atij që bën reklamën. Mardhëniët mjekë pacientë kanë në themel të tyre besimin reciprok. Pa besim nuk arrihen rezultatet e pritshme të trajtimit të të sëmurit. Ky besim nuk duhet të ngrihet mbi reklamat. Nëse një klinikë apo spital I ri dëshiron të bëjë reklamë, mund të thotë që “është hapur një spital dhe orfon këto shërbime” por jo të thotë “ne jemi më të mirët dhe unë si mjek që punoj atje jam më I miri” – sqaron Presidenti I Urdhrit të Mjekut.

Por cfarë ndodh me mjekët që e bëjnë këtë ?

amaSipas prof. Brahimaj, një mjek që shkel këtë Kod Etike, duhet të kalojë në Komisionin e Gjykimit Profesional dhe ti nënshtrohet masave për shkelje të Etikës. Por Udhëri I Mjekut fillimish ka preferuar ta ndajë këtë shqetësim në rritje me Autoritetin e Mediave Audiovizive AMA, e cila nga ana e saj ka paralajmëruar subjektet audio dhe audiovizive që të evitojnë transmetimin e përmbajtjeve të tilla, që janë në kundërshtim me ligjin dhe në dëm të interesave të publikut. Për rastet që do të kontatohen në vijim- shprehet AMA- do të ndiqen procedurat për sanksione sipas kuadrit legjislativ në fuqi.

No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.