LGSH | Raportim të përgjegjshëm në kohë pandemie.
16625
post-template-default,single,single-post,postid-16625,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-theme-ver-10.0,wpb-js-composer js-comp-ver-4.11.2,vc_responsive

Raportim të përgjegjshëm në kohë pandemie.

Raportim të përgjegjshëm në kohë pandemie.

“Lidhja e Gazetareve të Shëndetit”zhvilloi ne datën 27 dhjetor 2021 aktivitetin e fundit në kudër të projektit “Si të bëjmë raportim të përgjegjshëm në kohë pandemie” të mbështetur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Ky aktivitet kishe për qëlim trajnimin e gazetarëve të mediave të ndryshme në vend që mbulojnë çështjet e shëndetësisë dhe ato sociale, mbi “Menaxhimi i Infomdemisë”, një guidë propozuar nga OBSH, zyra e Europës, ku gazetarët kyç që u formuan si Master Trajner në trajnimin online të datës 14 Dhjetor, udhëhoqën si referues këtë trajnim për gazetarët e tjerë.

Fokus i këtij takimi ishte menaxhimi i infoedemisë dhe përcjellja e lajmeve sa më të sakta, të qarta dhe të shpejta për publikun dhe lexuesin, ku gjithmonë burim i këtyre lajmeve duhet të jenë ekspertët e shëndetit publik si dhe OBSH.

Gazetarëve të pranishëm ju shpjegua si funksionojnë sistemet e menaxhimit tëinfodemisë, si krijohen ato dhe kush janëpesonat apo grupet qëpërfshihenn? U njohën me platforma dixhitale tëvërfikimit tëlajeve dhe burimeve të besueshme si dhe me rolin që duhet të ketë Ministria e Shëndetësisë e cila ndodhet në krye tësturkturës se menaxhimit tëinfodemisë dhe koordinon punën me menaxherin kryesor tëInfordemisë.

Gazetarët mësuan ritmet e shpejtësisë së përhapjes së lajmit të rremë, tendencën që ka ai për t’u besuar më shumë ( efekti i turmës), sifdat me të cilat përballet media për tëfiltrurar informacionin sipas tre niveleve: Monitori, Vlerësim Risku dhe Reagim. Ata kuptuan se si duhet të funksionojë në një vend normal raportimi i përgjegjshëm dhe monitorimi e menaxhimi i infodemisë duke njohur aktorët dhe grupet kryesore.

Në takim gazetarët ngritën shumë shqetësime mbi mungesën e theksuar të burimeve tëdisponueshme tëspecialsitëve të fushës si zë shpjegues dhe qartësues në kronikat dhe lajmet e tyre.

Ata kërkuan më shumëmbështje për konfirmimin e lajmeve që ata mësojnë gjatë ditës nga autoritet e shëndetësisë si dhe u treguan të gatshëm të bashkëpunojnë nëçdo ditë të punës së tyre për tëdeononcuar informacionet e rreme.Në këtë takim morën pjesë 18 gazetarë, tre prej të cilëve pjesëmarës si Master Trajner. Mediat që ato përfaqësonin ishin: TOP CHANNEL, RTSH , KLAN, A2 CNN, KLAN PLUS , SCAN TV, REPORT TV, PANORAMA, ORA NEWS, ABCNEWS , DITA, DUA SHËNDET.

 

 

 

Tags:
, ,
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.