LGSH | Pak njohuri dhe aspak kontrolle për kancerin e qafës së mitrës tek gratë në Kashar.
16507
post-template-default,single,single-post,postid-16507,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-theme-ver-10.0,wpb-js-composer js-comp-ver-4.11.2,vc_responsive

Pak njohuri dhe aspak kontrolle për kancerin e qafës së mitrës tek gratë në Kashar.

Pak njohuri dhe aspak kontrolle për kancerin e qafës së mitrës tek gratë në Kashar.

Lotaria Kombëtare dhe Lidhja e Gazetarëve të Shëndetit mundësoi Pap-Teste falas.

Projekti  “Shëndet i kontrolluar, për gratë me mirëqenie të kufizuar” që po mbeshtetet nga  Lotaria Kombëtare, Bordi i Çështjeve  të Mira, është zhvendosur këtë fundjavë në zonën e Kasharit. Më herët, Lidhja e Gazetarëve të Shëndetit, planifikoi  një takim të posaçëm me drejtorin e qendrës shëndetësore Kashar  z. Genti Tola, për  të diskutuar detajet e aktivitetit, si informacioni që do të përcillejdhe identifikimi e target-grupit të grave që ka në fokus projekti.

Aktiviteti u zhvillua të shtunën, datë 12 Tetor 2019 në qendrën shëndetësore Kashar  dhe  në sesionin informues morën pjesë 31 gra të moshave të ndryshme. Pas informacionit të përgjithshëm mbi shenjat paralajmëruese, parandalimin e  sëmundjes së kancerit të qafës së mitrës, shpeshtësisë së kontrolleve dhe sjelljeve që rrezikojnë këtë sëmunshmëri, disa nga gratë bënë pyetje të karakterit personal në lidhje me shqetësimet që ndjejnë. Shumë prej tyre vunë në dukje faktin se nuk kishin bërë asnjëherë  Pap Test në jetën e tyre dhe se faktori ekonomik kishte qënë një arsye penguese.

Pamvarësisht se Pap-Testi ofrohet pa kosto në qendrën e gruas në maternitetet e kryeqytetit, shumë nuk e dinin këtë informacion ndërsa të tjera e cilësuan rrugën deri tek ky diagnostikim shumë të gjatë dhe zvarritës, pasi deri në planifikimin e një Pap-testi, duhej të merrnin rekomandimin e mjekut të familjes në qendrën shëndetësore dhe atë të mjekut gjinekolog në poliklinikën e specialiteteve pranë 21 Dhjetorit.

Pas këtij takimi, gratë që plotësuan kushtet për kryerjen e analizës së Pap-Testit, ju nënshtruan kësaj analize  dhe vizitës gjinekologjike.

 

Nga vizitat e kryera, në pamje të parë, pothuajse 100%  e grave që u futën në depsitim deklaruan gjatë pyetësorit të plotësuar se nuk kishin kryer asnjëherë më parë një analizëtë tillë . Në depistimin e Pap- testit morën pjesë 25 gra në nevojë , mes tyre edhe disa rome.

Përgjigjet e këtij depistimi do t’i vihen në dispozicion qendres shëndetësore Kashar në ditët në vijim dhe për ato që do të kenë nevojë që të ndiqen më tej në sistem , do të jepen rekomandimet e duhura.

Projekti, pëveç se përcolli informacion dhe kreu depistimin e grave me mirëqënie të kufizuar, hodhi bazat e një sjellje të re në formimin e tyre për kontrolle më të shpeshta në këtë drejtim.

Aktiviteti i rradhës në kuadër të këtij projekti do të vijojë gjatë muajit Tetor në zonën e Kombinatit.

No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.