LGSH | OBSH publikon raportin e parë global mbi Parandalimin dhe Kontrollin e Infeksioneve
16658
post-template-default,single,single-post,postid-16658,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-theme-ver-10.0,wpb-js-composer js-comp-ver-4.11.2,vc_responsive

OBSH publikon raportin e parë global mbi Parandalimin dhe Kontrollin e Infeksioneve

OBSH publikon raportin e parë global mbi Parandalimin dhe Kontrollin e Infeksioneve

Programet e mira të kontrollit dhe parandalimit të infeksioneve mund të reduktojnë me 70% infeksionet e sistemit shëndetësor

Në prag të Ditës Botërore të Higjienës së Duarve, OBSH, bazuar në të dhënat e studimeve shkencore, skatëson në një raport të posaçëm se protokollet e mira të kontrollit dhe parandalimit të infeksioneve mund të reduktojnë me 70% infeksionet në sistemin shëndetësor.

Pandemia e COVID-19 dhe shpërthimet fundit të sëmundjeve tjera të mëdha, nxorrën në pah se në ç’masë parametrat e kujdesit shëndetësor mund të kontribuojnë në përhapjen e infeksioneve, duke dëmtuar pacientët, punonjësit e shëndetësisë dhe vizitorët, nëse i kushtohet vëmendje e pamjaftueshme parandalimit dhe kontrollit të infeksionit (IPC). Raport më i ri i Organizatës Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tregoi se aty ku ndiqet higjiena e mirë e duarve dhe praktika të tjera me kosto-efektivet, 70% e këtyre infeksioneve mund të parandalohen.

Sot, 7/100 pacientë që marrin trajtim në urgjencat spitalore në vendet me të ardhura të larta dhe 15/100  pacientë në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme marrin të paktën një infeksion spitalor gjatë qëndrimit të tyre. Ndësra mesatarisht, 1 në çdo 10 pacientë të prekur ndërron jetë për shkak të infeksionit spitalor që ka marrë nga qëndrimi në spital.

Më të rrezikuarit janë pacientët e reanimacioneve dhe të porsalindurit. Raporti zbulon se afërsisht 1 në 4 raste me Sepsis të trajtuara në spital, (helmim akut i gjakut nga bakteret) dhe pothuajse gjysma e të gjitha rasteve të Sepsis-it me mosfunksionim të organeve të trajtuara në njësitë e kujdesit intensiv për të rritur, lidhej me kujdesin shëndetësor.

Ndikimi që kanë infeksionet spitalore dhe rezistencës anti-mikrobiale në jetën e njerëzve është i pallogaritshëm. Çdo vit vdesin mbi 24% e pacientëve të prekur nga infeksioni akut “Sepsi” i marrë gjatë shtrimit në spital dhe 52.3% e pacientëve të trajtuar në njësitë e kujdesit intensiv. Vdekjet rriten 2-3 herë më shumë kur infeksionet janë rezistente ndaj mikrobeve.

OBSH kerkoi qe programet e kontrollit dhe të parandalimit të infeksioneve te forcohen pasi dëmet nga mungesa ose eficenca e ulët e këtyre programeve është e pallogaritshme në humbjet e jetëve të pacientëve.Sondazhet e fundit që bëri OBSH gjatë vitit 2021 dhe ne fillim të këtij viti,  tregoi se përqindja e vendeve që kanë një program kombëtar  për kontrollin dhe parandalimin e infeksioneve nuk është përmirësuar krahasuar me sondazhin e vitit 2018; Vetëm 4 nga 106 vende të vlerësuara OSE (3.8%) plotësonin të gjitha kërkesat minimale për kontrollin dhe parandalimin e infeksioneve në nivel kombëtar.

Burimi OBSH

 

 

 

 

 

 

 

 

No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.