LGSH | Nje gjak i dhuruar nuk mund të blihet .Mesazh nga Anita Bakiu, paciente me Talasemi.
585
post-template-default,single,single-post,postid-585,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-theme-ver-10.0,wpb-js-composer js-comp-ver-4.11.2,vc_responsive

Nje gjak i dhuruar nuk mund të blihet .Mesazh nga Anita Bakiu, paciente me Talasemi.

Nje gjak i dhuruar nuk mund të blihet .Mesazh nga Anita Bakiu, paciente me Talasemi.

Askush nuk e mban mend as ditën e as datën. Une di vetem moshën. Kisha pak që i kisha bërë 2 vjeç. Për të mos thënë foshnje ,mund të them se isha ende fëmijë, në moshë fare të vogël.

Gjithcka nisi nga një vaksinë.Menjeherë pas saj u zverdha në fytyrë me shumë se ç’kisha qënë më parë. Shkojmë me urgjencë në spital. Bëhet fjalë për spitalin e Beratit,pos askush nga mjekët atje nuk mund të jepte një diagnozë mbi këtë gjëndje.Më sjellin këtu në Tiranë dhe këtu si të thuash :Plas bomba! Lajmi se duhej të kryeja transfuzione gjaku në mënyrë të vazhdueshme , ishte tronditës për familjen time dhe të gjithë të afërmit. Bëhej fjalë për një sëmundje gjaku.Ishte Thalassemia.

Askush nuk kishte dëgjuar më parë për të. Askush nuk e dinte se çfarë ishte dhe nga vinte.Kështu filluan transfuzionet që prej moshës 2 vjeç e gjysmë.Veshtirësia shtohej me rritjen time.Kam qënë një fëmijë i shkathët dhe shumë i praptë edhe pse me këtë peshë mbi supe. Ka shumë gjëra që nuk i kupton kur je fëmijë,dhe fjala transfuzion është tepër e vështirë për ta.Unë i arrija shokët pa problem. Luaja me ta , qaja dhe qeshja njëlloj si ata , por shpejt vinte dita dhe agia e fortë prap ngulej në mishin e njome , i cili edhe prej hekuri të ishte tashmë do ishte ndryshkur.

Ky preces do të përsëritej çdo 10 ditë,në të njëjtin vend. Rrugën e secilit mund ta besh edhe me symbyllur.E kur largohesh prej aty fillon rutinën e përditeshme duke u ndjerë pjesë e shoqërisë, e jetës. Duke u ndjerë normal.

Por vitet kalojnë dhe pas fëmijërisë vjen adoleshenca. Une do ta cilësoja si periudhën më të vështirë.Personalisht kam pasur raste pafund kur dikush është shprehur në mënyrë të gabuar mund të themi.Besoj se çdo pacient e ka pasur të paktën një herë të vetme një rast të tillë, e këto raste mua më vrasin, më ndryshkin. Të gjithëve na vrasin. Na bëjmë të ndihemi ndryshe.E pra ky është realiteti i eger me të cilin përballemi çdo ditë.Do të doja të prekja një rast që ka ndodhur jo me larg se 2 vjet më parë.

Dikush me është afruar dhe në mënyrë krejt të rëndomtë më ka zgjatur një sasi parash të futura në zarf.Në atë moment nuk e di për kë ndjeva më shumë keqardhje, për veten apo për atë.Ne nuk kemi nevoje për mëshirë,as nuk e kërkojmë dhe as nuk e duam atë nga askush.

Nje gjak i dhuruar nuk mund të blihet , dhe gjaku dhurohet nuk blihet!!!!

Nëse dikush kërkon të na ndihmojë,këtë e bën vetëm duke dhuruar gjak.

NE EMER TE TE GJITHE PACIENTEVE ME TALASEMI:

DHURONI GJAK!

SHPETONI NJE JETE!

NA NDIHMONI TE BEJME NJE JETE NORMALE!

Tags:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.