LGSH | Nishanet që vrasin, Melanoma:13 raste në tre muaj.
16464
post-template-default,single,single-post,postid-16464,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-theme-ver-10.0,wpb-js-composer js-comp-ver-4.11.2,vc_responsive

Nishanet që vrasin, Melanoma:13 raste në tre muaj.

Nishanet që vrasin, Melanoma:13 raste në tre muaj.

Janë nishane që vrasin por jo të gjithë janë të vëmëndshëm dhe marrin mundimin të shkojnë të mjeku për t’i kontrolluar. Melanoma ose kanceri I lekurës siç quhet ndryshe, po prek gjithnjë e më shumë individë dhe të dhënat nga QSUT vijnë të larta.

Dermatologia e Klinikës së Djegie-Plastikës në QSUT, Etleva Jorgaqi thotë se vetëm në tre muajt e fundit në këtë spital universitar janë shtruar 13 persona me këtë sëmundje që po marrin trajtim.

“Incidenca e Melanomës, ashtu si edhe në botë, është rritur edhe në vendin tonë. Që nga muaji Janar e deri më tani kemi 13 pacientë që po marrin trajtim për kancerin e lëkurës. Shihet një rritje e vetëdijes së qytetarëve për kontrolle jo të rastësishme të nishaneve, por përseri shkalla e njohjes për vetdepistim të ndryshimit që pësojnë nishanet mbetet e ulët.

Albina Çifligu , një zonjë shumë e pashme nga Tirana, ka disa nishane në fytyrën e saj të fisme. Ajo thotë se i kontrollon ato gjithmonë vetë, ndërkohë që Melanoma I ka marrë njeriun e saj të zemrës , bashkëshortin në moshën 55 vjeçare.

“Melanomën e njoh shumë mirë se çfarë është. është kanceri I lëkurës. Bashkëshorti im vuajti dhe humbi jetën nga Melanoma dhe ishte vetëm 55 vjeç. Ai kishte lindur me një nishan I cili papritur ndryshoi ngjyrën nga kafe e lehtë në të errët, si dhe formën, duke u zmadhuar. Pas disa javësh filloi edhe dhimbja dhe brenda 5 muajve ai vdiq. Unë kam shumë nishane dhe I mbaj nën kontroll, si për ngjyrën ashtu edhe formën, por vetë nuk kam shkuar të kontrollohem tek mjeku”

Një tjetër qytetare me nishane pranë hundës në fytyrë shprehet:

“Kam shkuar te mjeku para dy muajsh dhe më ka dhënë një tubet me krem për ta lyer vashdimisht. Me thënë të drejtën nuk kam asnjë përmirësim. Nuk e di nëse është në rregull nishani im apo jo, por unë nuk kam shumë besim tek këto kremrat”

Përvec faktorëve genetik dhe ekspozimit të tepruar ne diell, mjeket tërheqin vëmendjen për tiparet që karaketrizojnë nje individ që mund të preket nga melanoma

Dr.Etleva Jorgaqi thekson: “ Individët me lëkurë të hollë dhe flokë të kuq janë të predispozuar për ta zhvilluar Melanomën. Po kështu edhe ata me më shumë se 50 nishanë në trup, që kanë një sistem imunitar të dobët dhe histori familjare me kancer në lëkurë, janë në rrezik të lartë të pranisë së kësaj sëmundjeje në trupin e tyre në një moshë të caktuar”.

Shoqata amerikane e kancerit eshte shprehur dy dite më parë se tashmë është fakt që 1 në 50 bura dhe gra preket gjate jetes nga kamceri I lekures nderkohe qe femijet dhe adeoleshentetet mbajne numer me te larte se adultet.

No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.