LGSH | Mushkonjat po shkaktojnë plagë në lëkurë, mjekët: Shtohen shqetësimet nga zonat e pushimit.
16666
post-template-default,single,single-post,postid-16666,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-theme-ver-10.0,wpb-js-composer js-comp-ver-4.11.2,vc_responsive

Mushkonjat po shkaktojnë plagë në lëkurë, mjekët: Shtohen shqetësimet nga zonat e pushimit.

Mushkonjat po shkaktojnë plagë në lëkurë, mjekët: Shtohen shqetësimet nga zonat e pushimit.

Pickimet nga insektet nuk janë më thjesht një shqetësim kalimtar po tashmë janë kthyer në një problem serioz mjekësor. Mjekët e familjes referojnë së dy javët e fundit janë shtuar shumë rastet ku graviteti i pickimit kryesisht nga mushkonjat ka qenë i lartë.Bruna Shiroka referon shqesimet e shtuara dhe problematikat e plageve te shfaqura.

 

Mjekja Bruna Shiroka madje sjell në vëmendje se është dashur edhe ndërhyrja e mjekes kirurge të qendrës për një fëmijë që ishte pickuar nga mushkonja.

Mjekët shfaqen të habitur për përmasat e plagëve që po shkaktojnë mushkonjat në lëkurë dhe tipologjia e pickimit nuk është më ajo e disa viteve më parë. Shumë prej rasteve vijnë nga zonat bregdetare të pushimit.

 

Rreziku nga një pickim insektesh është i lartë pasi edhe sëmundjet që ato transmetojnë janë serioze. Dezinsketimi në zonat bregdetare nuk është kryer ende edhe pse kanë kaluar thuajse 2 muaj nga çelja zyrtare e sezonit turistik.

Tags:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.