LGSH | Mungesa e gjakut-Talasemikët në Lushnje po heqin shpretkat
16478
post-template-default,single,single-post,postid-16478,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-theme-ver-10.0,wpb-js-composer js-comp-ver-4.11.2,vc_responsive

Mungesa e gjakut-Talasemikët në Lushnje po heqin shpretkat

Mungesa e gjakut-Talasemikët në Lushnje po heqin shpretkat

Të sëmurët me talasemi vuajnë mungesën e gjakut dhe mosrrespektimin e protokollove mjekësore. Në një seancë degjimore shoqata e pacienteve ka denoncuar situatën alarmante për gjak në Lushnje ku të sëmurët po detyrohen të heqin shpretkat nga dëmtimi si pasojë mungesës së transfuzionit me gjak për një kohë të gjatë.

Kryetari I Shoqatës së Talasemikëve z.Musa Zeneli në një senacë dëgjimore në komisionin e shëndetësisë u shpreh:

“Gjëndja e furnizimit me gjak i të sëmurëve me talasemi nuk është aspak e mirë. Këtë e tregon niveli I tyre I Hemoglobinës. 80% e adoleshentëve e kanë Hemoglobinën nën 8-të ndërkohë që po ju them se ka shumë me Hemoglobinë edhe  nën 7, 6, 5 apo edhe 4. Unë them, o zot si jetojnë ?”

Shqetësimet janë mbështetur edhe nga mjeket hematologë të QSUT-së. Hematologia Prof.Eleni Anastasi u shpreh se pacientët me talasemi janë në gjëndje shumë të vështirë.

“Jam shumë koshiente për këtë që them. Në Lushnje pacientët po vuajnë shumë mungesën e gjakut dhe nivelet e Hemoglobinës tek këta pacientë janë jashtëzakonisht shumë të ulëta.Nëse me pacientët talasemik të Tiranës ne kemi vite që nuk detyrohemi të heqim shpretkën, me ata të Lushnjes kjo po ndodh. Ne po ndIhmojmë në QSUT shumë pacientët talasemikë të Lushnjes të heqin shpretkën për shkak të zmadhimit, dëmtim ky që ka ardhur si rezultat I mungesës për një kohë të gjatë e transfuzionit me gjak”.

Kryetari I shoqatës së talasemikeve Muza Zeneli ka informuar deputetët në komisionin e shendetësisë se 80% e adoleshentëve me talasemi janë të rrezikuar nga infeksionet dhe sëmundjet e tjera shoqëruese pasi për ta nuk bëhen kontrolle periodike parandaluese.

“Protokolli mjekësor për adoleshentët nuk zbatohet. 80% e tyre janë shumë të rrezikuar për infeksione për shkak të numërit të lartë të transfuzioneve që duhet të kryejnë. Ka pacientë që për dy-tre muaj nuk u bëhet asnjë analizë Ferritine sepse nuk ka reagentë. Ndërkohë që vizitat tek mjeku kardiolog nuk bëhen fare. Një muaj më parë një vajzë 18 vjeçe me talasemi humbi jetën nga arresti kardiak. Asnjë kontroll parandalues nuk kishte bërë sepse protokolli mjekësor nuk zbatohet. Kush e mori fajin përsipër pse vdiq ajo? Askush !”

Edhe zëvendësimi I medikamentit kryesor për trajtim, “Exjade”, me një medikament tjetër në listën e re të barnave, pamvaresisht sigurisë se çertifikuar nuk është pritur mirë nga të sëmurët.

Musa Zeneli: “Pse na e hoqet ? Ishte një nga medikamentet më të mira që kishim! Po pse tek barnat tona e gjetët të kursenit buxhetin e shtetit?”

Kryetari I Komisionit të shëndetësisë Petrtit Vasili tha se medikamenti që ka zëvëndësuar “Exjaden” është I sigrutë dhe I çertifikuar por kur në mës janë pacientë që u diskutohet mbijetesa, politikat shëndetësore duhet të jenë të diferencuara dhe duhen zgjedhur gjithmonë barnat me efikasitetin më të lartë dhe me rriskun më të ulët për komplikacione.

Pacientet ngritën shqetësimin se prej vitesh nuk po mblidhet më Komiteti Kombëtar I Gjakut, që normalisht duhet të mblidhet një herë në gjashtë muaj. Ndërkohë që përkujdesja sociale ka shënuar regres pasi pagesat e kujdestarisë janë përgjysmuar.

No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.