LGSH | “Materialet shkaktojnë kancer, rrezik dhe nga Hepatitet e HIV-AIDS”.
494
post-template-default,single,single-post,postid-494,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-theme-ver-10.0,wpb-js-composer js-comp-ver-4.11.2,vc_responsive

“Materialet shkaktojnë kancer, rrezik dhe nga Hepatitet e HIV-AIDS”.

“Materialet shkaktojnë kancer, rrezik dhe nga Hepatitet e HIV-AIDS”.

Prof. dr. Shahin Kadare dhe dr.shkencave Najada Çomo pohojnë rreziqet në shëndet që vijnë nga manipulimi me dhëmbët

Nga Sonila Isaku, Etiola Kola

fotoKur në Parlament, deputetja Klodiana Spahiu deklaroi pak muaj më parë tha se “materialet dentare të pakontrolluara e të paçertifikuara që futen në Shqipëri mund të kenë ndikim negativ drejtpërdrejt në shëndet, pasi mund të shfaqet një tumor pas dy vitesh dhe të mos e gjesh dot se kush e shkaktoi”, pakkush e mori seriozisht shqetësimin për pasojat në shëndet që ngriti deputetja në një mbledhje rutinë të Komisionit Parlamentar të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë.

“Materiale kancerogjene”

“Dua Shëndet” ka investiguar përbërjen e materialeve dentare dhe sipas denoncimit të vetë importuesve, e keqja më e madhe qëndron te materialet që përdoren për implantimet, pasi materialet metalike të urave të porcelanit kanë në përbërje të tyre 3 substanca të rrezikshme kancerogjene. Më konkretisht, nikel, berilium dhe titanium.

Profesori i njohur onkolog Shahin Kadare, i pyetur nga “Dua Shëndet” në lidhje me rrezikun real të këtyre përbërësve, pohoi përmbajtjen kancerogjene të këtyre materialeve.  “Nikeli që përdoret në materilet dentare është material i provuar që futet në supstancat kancerogjene. Ky material hyn në grupin e parë. Po kështu, e njëjta gjë është edhe për beriliumin, i cili futet në materialet e provuara dhe që bëhen shkak për kancer”. Edhe materiali tjetër që përdoret në implantime, titaniumi, hyn në grupin e përbërësve kancerogjenë, por ndryshe nga dy të parët, Titaniumi klasifikohet në grupin B2, që cilësohet si grup i substancave të mundshme për veprim. “Pra duhet pasur kujdes në përdorimin edhe të këtij materiali”, pohon prof.dr. Shahin Kadare, i cili i referehet renditjes së bërë nga Agjencia Ndërkombëtare e Kërkimit të Kancerit (IARC). Pohimi tronditës për përbërjen e këtyre materialeve, që konfirmohet të jenë futur dhe të futen në Shqipëri për të realizuar procedurat e implantimit të dhëmbëve, jep alarmin për rrezikun që vjen nga dhëmbët.

Por nuk “mjafton” rreziku që vjen nga materialet kancerogjene në implante. Një tjetër e dhënë tronditëse vjen nga denoncimi i vetë importuesve të materialeve dentare në Shqipëri. Grafitë që përdoren në vendin tonë, janë grafi që përdoren vetëm për kafshët (në veterinari) në vendet e Bashkimit Europian.

Po cilat janë rreziqet e tjera në shëndet që vijnë nga dhëmbët? Pavarësisht situatës problematike të shërbimit dentar në Shqipëri dhe pasojave që vijnë nga dhëmbët, Instituti i Shëndetit Publik nuk ka kryer asnjë studim të targetuar në lidhje me këto çështje. Nuk ka të dhëna të sakta për pasojat shëndetësore që lidhen me manipulime me dhëmbët, por mjekët infeksionistë konfirmojnë se rreziku është mjaft i madh.

Rreziku nga infeksionet

Dr. Najada Çomo, mjeke infeksionte në QSUT pohon se jemi të ekspozuar ndaj infeksioneve që merren nga mjeket metalike në veprimet mjekësore nëse veglat që përdoren nuk janë të sterilizuara.  “Në raste të tilla ka risk për virusin B, C, D dhe HIV. Tek ne padyshim që kemi raste, por është e vështirë ta identifikosh pasi rrugët e transmetimit të këtyre viruseve të rrezikshme janë disa”, thotë dr. Najada Çomo për “Dua Shëndet”. Ajo veçon mes këtyre pasojave, Hepatitin B, i cili ka riksun më të lartë. “Në fakt incidenca dhe prevalenca e virusit B në Shqipëri vijon të jetë jo e ulët, por duhet theksuar se ka disa faktorw”, pohon dr.Çomo.

Infeksionistët shprehen se një tjetër problem që meriton vëmendje të veçantë ka të bëjë me infeksionet bakteriale që sjellin pasoja sidomos te personat që vuajnë nga zemra. “Mbeten problem  infeksionet bakteriale që merren në këto shërbime si pasojë ose e mungeseë së sterilizimit ose si pasojë e mungesës së profilaksinë para veprimeve dentare, sidomos tek ata persona që vuajnë nga sëmundjet e zemrës, kryesisht ato valvulare. Këto infeksione si endokarditet bakteriale, i kemi ndeshur jo rrallë”, thotë mjekja infeksioniste Najada Çomo. Pasojat në shëndet nga manipulimi me dhëmbët mund të jenë fatale –pohojnë mjekët- ndërsa shërbimi është tërësisht jashtë kontrollit nga strukturat shëndetësore.

No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.