LGSH | Kur mjeku “i beson” vetëm imazherisë
374
post-template-default,single,single-post,postid-374,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-theme-ver-10.0,wpb-js-composer js-comp-ver-4.11.2,vc_responsive

Kur mjeku “i beson” vetëm imazherisë

Kur mjeku “i beson” vetëm imazherisë

Nga : Dr. Maksi Basho

Hapja e qendrës së Edukimit në Vazhmaks_bashodim dhe vendosja e kritereve për mjekët ishte një nga lajmet më të mirë që u dhanë pak kohë më parë për ne mjekët imazheristë, pasi të rejat e mjekësisë do të merreshin nëpërmjet konferencave, samiteve apo botimeve më të fundit në mbarë botën. Po kështu edhe hartimi i protokolleve të mjekimit në të njëjtën kohë, pritej të sillnin praktikën klinike më të mirë për çështje te shëndetit, me synim primar, ndihmën dhe mbrojtjen e pacientit. Por, pavarësisht kushteve të vendosura për edukimin në vazhdim dhe protokolleve të hartuara, mjekët harruan të vendosin në funksion dijet e marra dhe ti besojnë sërish imazherisë.

Sot, për çdo rast që mjekët hasin kërkojnë kryerjen e një ekoje, një skaneri apo rezonance për të përcaktuar sa më shpejt diagnozën. Por, harrojnë që janë po ata mjekë të cilët 20 apo edhe më shumë vite më parë kanë përcaktuar diagnoza, kanë shëruar sëmundje, kanë arritur në suksese pa pasur aparatura të tilla. Por duket se tashmë kryerja e këtyre ekzaminimeve është kthyer në një “modë” për mjekët duke thjeshtuar punën e tyre, e duke kënaqur pacientin me shërbimin që iu krye. Por, a janë të nevojshme këto ekzaminime për çdo pacient? Aspak që jo. Pasi një sërë shenjash klinike e çojnë mjekun drejt përcaktimit të diagnozës.

Kjo mënyrë është e pranueshme vetëm në rastet kur diagnostikimi i pacientit është i vështirë dhe kur mbas disa konsultimeve me kolegë, mjeku nuk arrin në një përfundim. Por, sot duket se si për mjekun dhe aq më shumë për pacientin e rëndësishme është që të kryejë vizitën, të përcaktojë diagnozën, të marrë dhe recetën e medikamenteve dhe “i sëmuri” të jetë sërish pasdite te kafja e lagjes. Por, këto mënyra për ti rënë shkurt përcaktimit të diagnozës, tashmë kanë sjellë një kostot kolosale si për mjekët ashtu edhe për vetë institucionin.

Por, kemi edhe anën tjetër të medaljes, kur me anë të këtyre ekzaminimeve të përmendura më lart ne kemi arritur të realizojmë operacione dhe histori suksesi në mjekësi. Atëherë çfarë duhet të bëjë një mjek imazherist në të tilla raste, të rrisë koston e institucionit duke kryer ekzaminime apo të presë formimin profesional të mjekëve specialistë?Përse mjeku duhet ti besojë vetëm aparaturës dhe jo më aftësisë dhe eksperiencës së tij? Dhe ajo që për mua sot mbetet shumë e rëndësishme është përse u krijuan këto protokolle mjekimi dhe u përcaktuan kriteret për edukimin në vazhdim të mjekëve?

Ndaj është shumë e rëndësishme që të vendosen indikatorë kontrolli për mjekët në të gjitha institucionet shëndetësore, duke filluar nga parësori, specialistët e deri tek niveli terciar sa i përket edukimit në vazhdim. Nëse ky i fundit do të zbatohen atëherë zinxhiri i përcaktimit të diagnozës nuk do të këputet për të futur në mes si nyje lidhëse ekzaminimet imazherike siç është ekografia, skaneri dhe rezonanca.

No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.