LGSH | Kombinat , gratë pamundësi dhe druajtje për të kryer Pap-Test.
16532
post-template-default,single,single-post,postid-16532,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-theme-ver-10.0,wpb-js-composer js-comp-ver-4.11.2,vc_responsive

Kombinat , gratë pamundësi dhe druajtje për të kryer Pap-Test.

Kombinat , gratë pamundësi dhe druajtje për të kryer Pap-Test.

 Lotaria Kombëtare dhe Lidhja e Gazetarëve të Shëndetit mundësoi Pap-Teste falas.

Projekti  “Shëndet i kontrolluar, për gratë me mirëqenie të kufizuar” që po mbeshtetet nga  Lotaria Kombëtare, Bordi i Çështjeve  të Mira, u zhvendos ditën e Enjte, datë 17 Tetor 2019 në Njësinë Administrative Nr.6 në kryeqytet, në Kombinat

Më herët, Lidhja e Gazetarëve të Shëndetit, planifikoi  një takim të posaçëm me drejtorin e qendrës shëndetësore Kombinat  z.Besar Hysi, për  të detajuar zhvillimin e aktivitetit dhe  për të mundësuar identifikimin e target-grupit të grave që ka në fokus projekti.

Aktiviteti u zhvillua në dy pjesë Pjesa e parë: sesioni informues dhe pjesa e dytë: Pap-Testet

Në sesionin informues morën pjesë 25  gra kryesisht të moshës mbi 40 vjeç. Ato u informuan mbi virusin HPV që shkakton Kancer të Qafës së Mitrës, mbi shenjat paralajmëruese, mënyrat e parandalimit të  sëmundjes së kancerit të qafës së mitrës, shpeshtësisë e kontrolleve që duhet të kryejnë dhe sjelljet që rrezikojnë këtë sëmundshmëri.

 

Shumë prej tyre vunë në dukje faktin se nuk e kishin bërë asnjëherë këtë analizë. Shkaqet lidheshin kryesisht me mungesën e njohurive, ndërgjegjësimit, ato ekonomike, stigmën, etj. Ofrimin e kësaj analize në qendrën e gruas në maternitetet e kryeqytetit e shihnin si procedurë të gjatë dhe të mundimshme.

Pas këtij takim, analiza dhe vizita gjinekologji u krye nga gratë që plotësuan kushtet.Në depistim morën pjesë 25 gra. Përgjigjet e këtij depistimi do t’i vihen në dispozicion qendrës shëndetësore Kombinat në ditët në vijim dhe për ato që do të kenë nevojë që të ndiqen më tej në sistem,do të jepen rekomandimet e duhura.

Gazetarja e Top-Channel Alma Demiraj, pjesë e Lidhjes së gazetarëve të Shëndetit, realizoi me gratë që morën pjesë në projekt, një material informues për edicionin informativ të lajmeve, me qëllim rritjen e impaktit tek gratë dhe vajzat e tjera në vend për kryerjen e kësaj analize.

http://top-channel.tv/video/grate-nuk-bejne-paptestin-mjeket-nje-numer-i-madh-nuk-kane-informacion/

 

No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.