LGSH | Vore, gratë pamundësi dhe druajtje për të kryer Pap-Test.
16555
post-template-default,single,single-post,postid-16555,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-theme-ver-10.0,wpb-js-composer js-comp-ver-4.11.2,vc_responsive

Vore, gratë pamundësi dhe druajtje për të kryer Pap-Test.

Vore, gratë pamundësi dhe druajtje për të kryer Pap-Test.

Lotaria Kombëtare dhe Lidhja e Gazetarëve të Shëndetit mundësoi depistimin falas .

Projekti  “Shëndet i kontrolluar, për gratë me mirëqenie të kufizuar” që po mbeshtetet nga  Lotaria Kombëtare, Bordi i Çështjeve  të Mira, u zhvendos ditën e Martë, datë 29 Tetor 2019 në Vorë

Më herët, Lidhja e Gazetarëve të Shëndetit, planifikoi  një takim të posaçëm me drejtoreshën e qendrës shëndetësore Kombinat  znj.Shkëndije Kuçi, për  të identifikuar target-grupin e grave dhe vajzave në pamundësi ekonomike dhe me lidhje të dobëta me sistemin shëndetësor.

Aktiviteti u zhvillua në dy pjesë Pjesa e parë: sesioni informues dhe pjesa e dytë: Pap-Testet

Në to morën pjesë gra të përzgjedhura me shumë kujdes nga ana e stafit të qendrës shëndetësore me qëllim përmbushjen e misionit të projektit.Shumë prej tyre ishin nga fshatrat përreth Vorës, si Marqinet, Gërdec etj

 

Në sesionin informues morën pjesë 26  gra kryesisht të moshës mbi 40 vjeç. Ato u informuan mbi virusin HPV që shkakton Kancer të Qafës së Mitrës, mbi shenjat paralajmëruese, mënyrat e parandalimit të  sëmundjes së kancerit të qafës së mitrës, shpeshtësisë e kontrolleve që duhet të kryejnë dhe sjelljet që rrezikojnë këtë sëmundshmëri.

 

Ashtu si edhe në takimet e kaluara, shumë prej tyre vunë në dukje faktin se nuk e kishin bërë asnjëherë këtë analizë. Shkaqet lidheshin kryesisht me mungesën e njohurive, ndërgjegjësimit, pamundësinë ekonomike dhe druatjen për tu paraqitur ne mjekë gjinekologë meshkuj.

Analiza u krye nga gratë që plotësuan kushtet. Në depistim morën pjesë 25 gra por vetem 22 munden te kryejnë Pap-Test, ndersa tre rezultuan me probleme shendetesore nga mjeket. Rezultatet e depistimit do t’i vihen në dispozicion qendrës shëndetësore Vorë, në ditët në vijim dhe për ato që do të kenë nevojë që të ndiqen më tej në sistem,do të jepen rekomandimet e duhura.

 

No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.