LGSH | Kanceri i mushkërive, sëmundja me vdekshmërinë më të lartë
kanceri i mushkerive, lung cancer, lidhja e gazetareve te shendetit, trajnim gazetaresh
16672
post-template-default,single,single-post,postid-16672,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-theme-ver-10.0,wpb-js-composer js-comp-ver-4.11.2,vc_responsive

Kanceri i mushkërive, sëmundja me vdekshmërinë më të lartë

http://www.lgshgroup.com/kanceri-i-mushkerive-semundja-me-vdekshmerine-me-te-larte/

Kanceri i mushkërive, sëmundja me vdekshmërinë më të lartë

Lini duhanin! Mungesa e duhanpirjes ul me 90% rrezikun nga prekja e kancerit të mushkërive.  Ky ka qene apeli i mjekëve në takimin e organizuar nga Lidhja e Gazetarëve të Shëndetit, me mjekët onkologë dhe specialist të fushës në  muajin e ndërgjegjësimit kundër kancerit të mushkërive në bashkëpunim me kompaninë lider në botë e kujdesit shëndetësor “Roche”. Të gjitha studimet e fundit tregojnë se duhanpirja është shkaktari kryesor i kësaj sëmundjeje që tashmë po prek njësoj si burrat dhe gratë.

 “Duhanpirja është shkaktari kryesor që bën dhe 80% të shkaqeve që shfaqin kancer mushkërie. Ka dhe faktor të tjerë siç është prezenca e gazit radon në shtëpi dhe ndotësit atmosferik me përbërje të asbestit dhe hidrokarburet si dhe gjenetika. Ka statistika që thonë se një mungesë duhanpirjes e redukton kancerin me 90% të rasteve”.- shprehet Arben Tanka, pneumolog në sptalin “Shefqet Ndroqi”.

Bluzat e bardha ngrenë alarmin për shfaqjen  e kësaj sëmundje edhe te moshat e reja. Fillimi i duhanit në adoleshencë është edhe më i dëmshëm për shëndetin.

“Fatkeqësisht është ulur mosha e diagnostikimit me sëmundje tumorale të mushkërisë, me herët ka qenë rreth 45-50 vjeç, aktualisht kemi pacientë nën 40 vjeç në stadet e avancuara 3 dhe 4”.- tha Jonida Tula, onkologë në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’.

Numri i të prekurve me kancer të mushkërive është gati i njëjtë me kancerin e gjirit, afro 800 raste të reja çdo vit. Mirëpo, kanceri në mushkri zë vendin e parë për humbjet e jetës. Mjekët thonë se 40% e pacientëve e diagnostikojnë sëmundjen në stade të avancuara, atëherë kur dhe  mbijetesa bëhet e vështirë. “Numri i rasteve është i barabartë me kancerin e gjirit, është një problem madhor për popullatën, zë vendin e parë sa i përket humbjes së jetëve. Nuk është një kancer ekskluziv i meshkujve, pasi edhe shumë gra po preken nga kanceri i mushkërisë” –pohon mjeku  Tanka.

Por, përvec këtyre shqetësuese për vendin tonë mbetet mungesa e barnave inovatve për trajtimin e tij. Mjeku bullgar Slaveyko Djambazov pjesë e takimit të zhvilluar nga Lidhja e Gazetarëve të Shëndetit ka theksuar se politikat shëndetësore sa i takon kësaj diagnoze janë me hapa minimalistë. Ai shtoi gjithashtu se kanceri i mushkërive nuk është më një “dënim me vdekje” dhe sipas tij, kjo sëmundje mund të kurohet dhe të zgjatet jetëgjatësia te personat e prekur.

“Është e vërtetë që në Shqipëri pacientët kanë mungesë të medikamenteve inovative, për trajtimin e kancerit të mushkërkive. Problemi është se ne e shohim si një kosto ekstra, por duhet të shihet si një investim, si një investim për trajtim më të mirë. Kam përshtypjen se ligjvënësit në Shqipëri kanë mungesë të të dhënave dhe të sa parave duhen.

Jam i sigurt që ata do të marrin vendimmarrjen e duhur dhe do të përmirësojnë aksesin për pacientët, si në të gjitha vendet e Europës. Ata kanë nevojë për resurse, që të negociojnë çmime më të mira për këto ilaçe, që qytetarët të kenë mundësi t’i blejnë. 10 vite më parë, shenci që një person me kancer të mushkërisë të mbijetonte për 5 vite, ishte 5 %, tashmë është rritur në 40 %. Kanceri i mushkërive nuk është më një dënim me vdekje. Këta nuk janë pacientë që do rrinë gjithë kohën me tuba në spital, këta janë pacientë që marrin medikamentet e tyre dhe shikojnë punët e tyre. Shqipëria nuk është në majë të listës dhe duke u krahasuar me numrin e popullsisë dhe moshën, ka me pak pacientë.

Kjo do të thotë që do të ishte shumë më e lehtë për ligjvënësit, që këtë investim ta implementonin në vend. Problemi është se sa prej këtyre pacientëve kanë akses ndaj trajtimit inovativ. Kjo do të thotë se në këtë pikë Shqipëria nuk është mirë në trajtimin dhe diagnostifikimin e pacientëve me kancer të mushkërive. Sistemi i Kujdesit Shëndetësor është një sistem kompleks dhe i komplikuar”, është shprehur Djambazov.

Sipas mjekëve, diagnostikimi i hershëm i kancerit të mushkërive zgjat jetën. Mjekët këshillojnë të mos neglizhohen simptomat dhe problemet  që shkaktohen nga kjo sëmundje. Krahas duhanpirjes, faktorë që ndikojnë në shfaqjen e kësaj sëmundje janë ndotja e ajrit, ushqimet dhe historitë familjare.

No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.