LGSH | Jo më çmim reklame për Kryqin e gjelbër .
417
post-template-default,single,single-post,postid-417,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-theme-ver-10.0,wpb-js-composer js-comp-ver-4.11.2,vc_responsive

Jo më çmim reklame për Kryqin e gjelbër .

Jo më çmim reklame për Kryqin e gjelbër .

Më në fund zyrcrosstarizohet në Shqipëri kuptimi I kryqit të gjelbër që mbajnë farmacitë. Pas tre vitesh debate nëse kryqi ishte simbol orinetues për vendodhjen e farmacive apo reklame siç pretendonte Bashkia e Tiranës në atë kohë, tashmë kemi një përgjigje përfundimtare nga ky instutcion ndaj ankesës së kahershme të farmacive për taksimin e kryqit të gjelber si rekalmë.

Në një postim në faqen e saj në facebook, Urdhri I Farmacistëve bën me dije se Bashkia e Tiranës I ka dhënë të drejtë pretendimit të famracistëve duke konfirmuar së për “tabelat qëllimi I të cilave nuk është për të reklamuar por synon sinjalizimin dhe orientimin, subjekti duhet të taksohet për taksën e tabelës për qëllime identifikimi.”

Kjo do të thotë që faramcistët nuk do të paguajnë me 45,000 per meter katror në vit por vetëm 120 lekë në vit për kryqin e gjelbër.

Kryqi I gjëlber u prezantua për herë të parë si një simbol farmaceutik në Evropën kontinentale në fillim të shekullit të 20-të si një zëvendësim i Kryqit të Kuq. Simbolika e Kryqi i Gjelbër filloi të përdorej në Britani me 1984 kur ajo u miratua nga Shoqëria Mbretërore Farmaceutike e Britanisë së Madhe, si një simbol standard për farmaci britanike, simbol I cili me pas u shpenda ne te gjithe Evropen.

No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.