LGSH | Farmacistët:“Jemi bërë të heqim përparëset.Po na falimentojnë”
16474
post-template-default,single,single-post,postid-16474,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-theme-ver-10.0,wpb-js-composer js-comp-ver-4.11.2,vc_responsive

Farmacistët:“Jemi bërë të heqim përparëset.Po na falimentojnë”

Farmacistët:“Jemi bërë të heqim përparëset.Po na falimentojnë”

Rishikimi I pikave te kontratës mes Famacive dhe Fondit të sigurimeve shëndetesore ka vijuar sot ne nivel teknik me grupe të gjera përfaqësie. Famacistët në pritje të vendimit thonë se nuk do të pranojnë të vijojnë punën me kontratën pasi kjo për ta do të thotë diskriminim dhe falimentim

Farmacisti Gentian Saliasi: “Pikat e kontratës aktuale na diskrimonijojnë. Me këto pika ne kemi një lloj humbje që nuk e justifikojmë dot edhe nëse bëjmë një inventar nga e para.Nuk dimë çfarë do blejmë dhe çfarë ti japim pacientëve, nuk kemi një libër për barnat e reja edhe pse ajo jepet në momentin e lidhjes së kontratës.Nuk dimë çfarë ti ofrojmë pacientit si alternativë të parë. Nuk dimë ti shpjegojmë pse një medikamnet ishte I shtrenjtë dhe patritur u bë I lirë”.

Farmacistja Amela Zotaj: “Janë alternativa që deri më datën 5 Maj ishin alternativa të para trajtuese për sëmundje shumë serioze dhe pacienti I përfitonte pa pagesë. Ndërsa sot pacienti jo vetëm që nuk I përfiton me pagesë , por nuk I përfiton fare. Kjo ka krijuar një kaos. Unë kam pacientë që e kanë të dmosdoshme, e kanë jetike të marrin Ranexën, Ksarelton dhe tashmë nuk mund ta marrin më pasi janë hequr fare nga lista”.

Heqja e medikamenteve altertivë e parë nga lista u ka sjellë atyre dëme finaciare të mëdha:

Farmacistja Valbona Vocaj: “Në momentin që shteti vendos të fusë një listë të re dhe eleminon alterantivën që ka qënë falas deri dje dhe që unë e kam stok në famraci, mua kjo më krijon humbje dhe këto firo kus do të ma paguajë? Janë miliona lekë.U hoq TVSH e barnave dhe nuk u dha asnjë kokërr leku për dëmshpërblim. U ulën çmimet e barnave përsëri nuk u dha asnjë lek dhe tani kjo ështe hera e tretë që I bihet në qafë këtij biznesi”.

Farrmacistët thonë se kjo është hera e tretë që ata goditen nga shteti pa heqjes se tvsh-së së barnave dhe uljes se cimimit tyre duke e bërë të pamundur mbijetësën e këtij biznesi më një marzh fitimi të reduktuar nga 6-8%

Farmacisti Gentian Saliasi: “Jemi bërë të heqim këtë përparëse nga trupi dhe të dalim të shesim banane”.

Përveç marzhit të fitimit që ëeshtë diskriminues pasi ka ka kaq vite që vjen duku u ulur dhe një iznes e ka të pamundur të mbijetojë më këtë marzh që është I turpshëm, janë edhe humbjet. Një famracist që të ekzekutojë një listë të re rimbursimi dhe ti sigurojë pacientit gjithë alternativat e para dhe te vetme të medikamenteve në treg duhet të ketë një stok në farmaci.

Një ankesë tjetër e farmacive është edhe funksionimi I sistemit për ekzekutimin e recetave elektronike:

Saliasi: “Mua më duhet 20 minuta të hedh në sistem një recetë elektronike. E bëj tre herë procedurën sepse nuk ma merr sistemi.Në këto raste I përcjellim pacientët dhe u themi ejani në një orë tjetër kur të lirohet nga ngarkesa sistemi”.

Protesta me mbyllje të farmacive është ende në fuqi nëse bisedimet sot dështojnë.

No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.