LGSH | Duhani, kërcënim për zhvillimin e shteteve.Në ditën Botërore të Duhanit ekspertët e OBSH japin alarmin mbi rritjen e sëmundshërive nga konsumimi i tij.
618
post-template-default,single,single-post,postid-618,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-theme-ver-10.0,wpb-js-composer js-comp-ver-4.11.2,vc_responsive

Duhani, kërcënim për zhvillimin e shteteve.Në ditën Botërore të Duhanit ekspertët e OBSH japin alarmin mbi rritjen e sëmundshërive nga konsumimi i tij.

Duhani, kërcënim për zhvillimin e shteteve.Në ditën Botërore të Duhanit ekspertët e OBSH japin alarmin mbi rritjen e sëmundshërive nga konsumimi i tij.

mushkr_duhani
“Duhani një kërcënim për zhvillimin” – ky është alarmi që jep sot Organizata Botërore e Shëndetësisë në prag të ditës Botërore të Duhanit e cila shënohet çdo vit në 31 Maj.

paDuke iu referuar shifrave të këtij institucioni rezulton se çdo vit 7 milion njerëz humbin jetën nga përdorimi i duhanit, një shifër kjo që parashikohet të rritet më 2 milion më shumë në vitin 2030.

Me anë të fushatave ndërgjegjësuese ekspertët e shëndetit publik kërkojnë të vendosin në vëmendje të të gjithëve ndalimin e përdorimit të produkteve të duhanit. Kontrolli i duhanit mbështet shëndetin dhe zhvillimin ndaj dhe OBSH-ja u bën thirrje shteteve të përshpejtojnë nismat lidhur me kontrollin e duhanit, si pjesë e përgjigjeve të tyre në axhendën e vitit 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm. Qëllimi i axhendës së Zhvillimit të Qëndrueshëm është që të sigurojë se askush nuk ka mbetur mbrapa.

Kontrolli i duhanit është një nga mjetet më efektive që do të ndihmojë në reduktimin e një të tretës në nivel global, deri në vitin 2030, të vdekjeve të parakohshme nga sëmundjet jo të transmetueshme si sëmundjet kardiovaskulare, kanceri dhe sëmundjet pulmonare.

Forcimi i zbatimit të Konventës Kuadër të OBSH-së për duhanin në të gjitha vendet, është një objektiv shtesë që duhet të plotësohet nga qeveritë e këtyre vendeve. “Nga ana tjetër kontrolli i duhanit mund të ulë varfërinë, të kontribuojë në dhënien fund të urisë, të promovojë një bujqësi të qëndrueshme, rritje ekonomike, si dhe të luftojë ndryshimin e klimës.

Rritja e taksave për produktet e duhanit mund të përdoret për të financuar mbulim shëndetësor universal, si dhe për të mbështetur programet e tjera të zhvillimit të qeverisë” thuhet në njoftimin zyrtar të OBSH-së. Sipas kësaj të fundit nuk janë vetëm qeveritë që mund të kontribuojnë lidhur me kontrollin ndaj duhanit, por edhe individët të cilët mund të kontribuojnë në nivel individual për të bërë një botë të qëndrueshme pa duhan.

Një gjë e tillë mund arrihet nëpërmjet angazhimit për të mos marrë kurrë produkte duhani. Ndërsa ata që janë përdorues mund ta lënë duhanpirjen ose të kërkojnë ndihmë, në mënyrë që të mbrojnë shëndetin e tyre dhe të njerëzve të cilët janë të ekspozuar ndaj tymit të duhanit, duke përfshirë fëmijëtl, anëtarët e tjerë të familjes dhe miqtë. Paratë që nuk shpenzohen për duhanin mund të përdoren për nevoja të tjera të domosdoshme, si ushqimi i shëndetshëm, kujdesi shëndetësor dhe arsimi.

No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.