LGSH | Depresioni tek të moshuarit – 1 në 4 me shenja të pastra klinike.
574
post-template-default,single,single-post,postid-574,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-theme-ver-10.0,wpb-js-composer js-comp-ver-4.11.2,vc_responsive

Depresioni tek të moshuarit – 1 në 4 me shenja të pastra klinike.

Depresioni tek të moshuarit – 1 në 4 me shenja të pastra klinike.

Vetmia, izolimi, mungesa e një kujdesi kur sëmuren dhe ekonomia mjaft e dobët janë faktorët që po zhysin në depresion të moshuarit. Haxhire Erebara, 72 vjeç, dikur një ish arsimtare ndërsa sot një e moshuar mjaft aktive thotë se të moshduarit po vdesin nga vetmia.

“Moshimin e shoh shumë gri. Të moshuarit sipas meje janë të lodhur në tre drejtime. Të lodhur nga ekonomia, vetmia dhe emigracioni I fëmijëve. Këto dy të fundit e kanë lodhur dhe dëmtuar shumë moshën e vjetër. Nuk ishim të përgatitur për këtë hapje, nuk kemi menduar për vete, ëdo sakrificë e kemi bërë për fëmijët tanë. Tani dhe fëmijët u larguan. Stresi dhe vetmia gjatë periudhës pa viza ndikoi edhe tek shëndeti. Shkatërrimi I familjes me largimin e fëmijëve është shumë e rëndë për moshën tonë ”- shprehet Znj.Erebara.

Haxhiere Erebera të gjitha problemet që përjetojnë të moshuarit I kupton, por ajo që nuk kupton, është përbuzja që merr jo rrallë herë edhe nga bluzat e bardha.

Ndërhyrja duhet sidomos në drejtim të kudjesit shëndetësor në të gjitha drejtimet, duke filluar që nga mjeku I familjes që nuk zbaton në shumë raste rregulloren e vet . Më ka rastisur me bashkëshortin disa herë të kërkoj ndihmë mjesore për probleme të ndryshme shëndetësore tek mjeku I familjes dhe në urgjencë dhe kemi dalë, pa e ekzagjeruar, të përbuzur. Sepse të paragjykojnë nga mosha, të thonë “është sëmundje kronike , kështu jetojnë të gjithë”, dmth të nxjerrin si një njeri me pretendime. Nuk më pëlqen të shprehem kështu. Unë jetoj në Shqipëri gjatë muajve të verës, sepse në dimër shkoj tek fëmijët e mi në Itali. Atje bashkëhsorti im i është nënshtruar tre operacioneve dhe trajtimi mjeksor përveçse I saktë, ka qënë edhe shumë dinjitoz. Nuk më ka diferencuar njeri mua pse kam qënë e huaj. Përveç halleve , problemeve, mungesave, ilaçeve, mungesës së lekëve etj, se të gjitha këto I kuptojmë ne, të paktën të ekzistojë rrespekti për moshën e vjetër ”, përfundon ajo.

 Alban Ylli : 1 në 4 persona të moshuar, me shenja klinike të depresionit.

Ekspertit i shëndetit publik Alban Ylli, nisur nga faket e zbuluara mbi depresionin mbi një kontigjent te moshuarish gjatë një periudhe studimi 6 vjeçare , thotë se ai është nivele shumë të larta.

“Në Shqipëri depresioni është shumë I lartë.Pamvarësisht se ka rënë në dy-tre vitet e fundit, sërish ne kemi 1 në 4 persona të moshuar me shenja klinike të depresionit. Fakt tjetër është që depresioni tek gratë është më I shpeshtë se tek burrat, pothuajse 1/3 e tyre ka shenjat e depresionit.”- shprehet Ylli

Fenomeni nuk ka gjetur as qasjen e duhur ne sistemin shëndetësor. Sipas Alban Yllit, zgjidhjen shumica prej tyre e gjejnë tek perdorimi në masë I valiumeve.

“Një tjetër problem në sistemin shëndetësor është përdorimi I gjerë I Anksiolitikëve apo I valiumeve, në mënyrë të gabuar. Përdorimi I valiumeve janë një zgjidhje e përkohshme e një problemi të përkohshëm, 10 ditor apo dy javor. Problemet e depresionit janë shumë komplekse dhe kanë nevojë për një përdorim shumë kompleks. Antidepresivët përdpren shumë pak dhe mund të jenë një zgjidhje shumë e mirë për këtë .Por nuk duam të shkojmë në zgjidhje të tilla të problemeve të depresionit kur ka mundësi për zgjidhje të tjera në nivele më të ulta në shoqëri.Dalja nga shtëpia, dalja nga izolimi , kontributi për shoqërinë mund të jenë një përgjigje për depresionin.” – shprehet Ylli.

Stigma: Shqiperia me nivelin më të lartë në drejtim të depresionit.

“Në lidhje me sistemin shëndetësor kemi fakte që na tregojnë se programi I kontrollit baze shëndetësor është duke funksionuar shumë mirë në drejtim të testeve biologjike por për çështjet e depresionit nuk po funksionon siç duhet. Nga 15 qëndra shëndetësore që ne kemi vizituar ne vërejmë që shumica e personave nuk e përdorin këtë , hezitojnë, me shumë gjasë për arsye të stigmës që e rrethon depresionin. Ne besojmë se në Shqipëri ka më shumë stigmë rreth depresionit se sa në vendet e tjera perendimore dhe të ngjashme me Shqipërinë. Kjo për disa arsye. E para : për arsye të tradicionalitetit të shoqërisë shqiptare dhe e dyta për arsye të mentalitetit që trashëgojmë nga e shkuara komuniste . Në shumicën e ish vendeve komuniste depresioni është trajtuar si problem karakteri .Personat me depresion shiheshin me karakter te dobët dhe sot shumëkush ka turp të flasë për këtë. Një nga problemet e mëdha për të zgjidhur është stigma, turpi për të forlur për depresionin . Në momentin që ne do flasim për këtë gjë, do zgjidhim një pjesë të madhe të depresionit.” -shprehet Ylli.

 

No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.