LGSH | Denoncimet, lumë ankesash pranë Urdhrit të Mjekut. Asnjë dëmshpërblim për pacientët.
497
post-template-default,single,single-post,postid-497,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-theme-ver-10.0,wpb-js-composer js-comp-ver-4.11.2,vc_responsive

Denoncimet, lumë ankesash pranë Urdhrit të Mjekut. Asnjë dëmshpërblim për pacientët.

Denoncimet, lumë ankesash pranë Urdhrit të Mjekut. Asnjë dëmshpërblim për pacientët.

Rrëfimet e pacientëve
“Pagova 60.000 lek, m’u thyen dhëmbët brenda vitit”
 Qytetarët ankohen për punime të dobëta nga stomatologët, por Urdhri i Mjekut mbetet i pafuqishëm të sigurojë faktet e gabimeve profesionale dhe të detyrojë mjekët të dëmshpërblejnë pacientët.
Nga Sonila Mlloja Cemurati, gazetare TVSH

fotoShqiptarët vuajnë nga degradimi i hershëm i dhëmbëve për shkak të indiferencës së shprehur që ata kanë ndaj gojës. Kequshqyerja, mungesa e higjenës dhe e kontrolleve periodike tek dentisti, kanë bërë që mesatarsiht një person të ketë  4-5  dhëmbë me probleme, shifër kjo që na mban shumë larg edukatës së qytetarëve të  BE që kanë 1-2 dhëmbë me probleme. Pavarësisht ndërgjegjësimit në rritje për një edukatë dentare të shëndetshme, përsëri, për shumë aryse, shqiptarët shkojnë tek stomatologu vetëm në raste emergjence, çka ndryshe përkthehet në punë më voluminoze dhe më delikate për mjekët. Edhe pse standartet e këtij shërbimi thuajse tërësisht privat janë rritur në këto dy dekadat e fundit, ende shumë mjekë punojnë pa cilësi, me materiale të dobëta dhe pa përgjegjësi, duke lënë pasoja të dukshme te pacientët. Janë me dhjetra rastet e ankesave të paraqitura pranë Urdhrit të Mjekut. Qytetarët denoncojnë punimet e dobëta dhe papërgjegjshmërinë e mjekëve stomatologë.

Urdhri i Mjekut mbetet në nivel konstatimi, pa patur mundësinë të verifikojë gabimet mjekësore, në mënyrë që të detyrojë klinikat dentare të dëmshpërblejnë pacientët. Më poshtë po ju përcjellim ankesat e dy qytetarëve të Tiranës të cilët denoncojnë emrat e mjekëve të tyre dhe kërkojnë nga Urdhri i Mjekut që dentistët t’u kthejnë paratë.Për të rregulluar dhëmbët u drejtova tek dentistja Nezi Gjoni. Pasi më rregulloi  6 (gjashtë) dhëmbë, pagova 60 000 lekë të rinj. Garancinë për këto 6 dhëmbë ma dha për 5 vjet. Nuk ka kaluar as një vit dhe dhëmbët më janë thyer dhe nuk funksionojnë. Shkova ju ankova dhe më tha se ishte sëmurë me kancer dhe se nuk ngrihej dot. Për momentin e besova. Më vonë i shkova në shtëpi dhe përgjigjja e saj ishte: “Po dole nga shtëpia ime, me mua ke mbaruar punë dhe nuk të detyrohem asnjë lek”. Dua të theksoj se dhëmbët i kam bërë në shtëpinë e saj që e ka kthyer në klinikë dhe se zonja stomatologe nuk ka as liçencë.

Më pas z.Maksim Dhori i është drejtuar Urdhrit të Mjekut ku kërkoi ndihmë për dëmshpërblim. Ky i fundit nga kontrollet në të dhënat e stomatologes Nezi Gjoni konstaton se ajo kishte disa vite që nuk mbante komunkimin me këtë Institucion dhe për rrjedhojë punonte pa liçencë.

Rukije Shehu nga Tirana, banore në lagjen nr.1, Shkozë.

foto1Unë jam ndjekur për afro dy vjet e gjysëm nga dentistja Hyre Haxhiraj. Pasi më hoqi një numër të konsiderueshëm dhëmbësh dhe dhëmballësh të prishura, vendosa proteza të plota në të dyja nofullat duke parapaguar sipas kërkesës së saj, vlerën e tyre të plotë 40 000 lekë të rinj. Që në momentin fillestar konstatova se të dyja protezat më rrinin shumë të lira, vërejte të cilën ja bëra mjekes, por ajo e justifikoi këtë gjë duke më thënë se protezat do të sheshohen gjatë përdorimit dhe se sa më gjatë të rezistoja aq më mirë do të më rrinin ato. Nisur nga kjo thënie, unë i mbajtja me shumë sakrificë për më shumë se një vit. Por protezat jo vetëm nuk “u sheshuan” por u liruan komplet. Puna arriti deri aty sa edhe për t’u ushqyer i hiqja nga goja dhe në fund i hoqa fare sepse edhe për efekt kozmetik (për pamje) nuk më shërbyen, sepse kur flisja, ato binin (larg qoftë për të qeshur as që nuk bëhej fjalë).

Pas një viti, mjekja Hyrie Haxhiaj vendosi të përsërisë bazën e protezave duke përdorur dhëmbët e protezave të para. Por  edhe pas kësaj ndërhyrje, puna u përkeqësua më shumë. Argumentimi arriti deri atje sa të justifikohej se fajin e kishin gingivat e nofullave pasi ishin të thata. Kur durimi mu sos, j’a ktheva protezat duke i kërkuar të më kthente lekët. E ndodhur përballë fakteve të pakundërshtueshme i mori protezat dhe si fillim më ktheu vetëm 20 000 mijë lekë të rinj me premtimin se do të më kthente pjesën tjetër prej 20 000 lekësh kur të krijonte gjendje.

Që prej Korrikut të vitit të kaluar ende nuk më ka kthyer lekët dhe duket se nuk do të ma kthejë kurrë shumën tjetër. Ankesën time e kam depozituar zyrtarisht edhe te Urdhri i Mjekut, por u gjykua që stomatologes Hyrije Haxhiaj, Urdhri t’i japë këshilla për të meta në drejtim të komunikimit me pacienten sepse dy vjet pas ngjarjes,  Kryesia e Këshillit Rajonal e kishte shumë të vështirë të gjykonte për profesionalizimin e stomatologes për mungesë të protezës,  ndërsa në lidhje me kthimin e parave as që bëhej fjalë, pasi kjo nuk ishte kompetencë e Udhrit për të ndërhyrë.

No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.