LGSH | Deltacroni”- Çfarë dinë shkencëtarët për këtë variant të ri hibrid?
16643
post-template-default,single,single-post,postid-16643,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-theme-ver-10.0,wpb-js-composer js-comp-ver-4.11.2,vc_responsive

Deltacroni”- Çfarë dinë shkencëtarët për këtë variant të ri hibrid?

Deltacroni”- Çfarë dinë shkencëtarët për këtë variant të ri hibrid?

 Një variant i ri COVID-19 është shfaqur.

“Deltacron” është një gjendje hibride i varianteve “Delta” dhe “Omicron”.

 Kjo u bë e mundur nga një proces i quajtur ‘rikombinim’, i cili duket se ndodh rastësisht gjatë  riprodhimit viral, thonë ekspertët.

“Deltacron” ka të ngjarë të jetë përhapur përtej kufijve, gjë që thekson nevojën për një mbikëqyrje të vazhdueshme gjenomike për të mbajtur shënime se si po ndryshon dhe lëviz virusi.

Ndonëse ka shumë mundësi që ne të shohim më shumë variante te reja që të shfaqen, vaksinimi mbetet ende mbrojtja nga sëmundjet e rënda.

Në shumë vende, me heqjen e kufizimeve dhe rivendosjen e lirisë së lëvizjes, mbizotëron një ndjenjë e përgjithshme se pandemia ka mbaruar. Megjithatë, ekziston ende shqetësimi i madh se mund të shfaqet një variant i ri i rrezikshëm.

Kjo ndodhi kur erdhi “Omicron”, por ne patëm fat me atë. “Omicron” doli të ishte më i transmetueshëm, por  më “ I mëshirshëm”  duke mos shkaktuar  rritje të sëmundjeve të rënda në shumicën e vendeve ku ishte mbizotërues.

Por kjo nuk kishte garanci të gjatë. Variantet shfaqen rastësisht dhe ato të rejat kanë potencialin të jenë më të rrezikshëm se ato të mëparshmet. Një tjetër varinat sapo ka ardhur dhe aktualisht po shkon me emrin “Deltacron“. Është – siç mund ta merrni me mend – një hibrid i “Deltës“ dhe “Omikronit”, dy variantet dominuese së fundmi.

Historia e “Deltacron” filloi në mes të shkurtit, kur shkencëtarët në Institut “Pasteur” në Paris ngarkuan një sekuencë gjenetike të koronavirusit që dukej shumë ndryshe nga sekuencat e mëparshme. Mostra e virusit kishte ardhur nga një burrë i moshuar në Francën veriore dhe dukej i çuditshëm. Pjesa më e madhe e sekuencës së tij gjenetike ishte e njëjtë me atë të “Deltës”, e cila ishte dominuese në mbarë botën deri në fund të vitit të kaluar, por pjesa e sekuencës që kodon proteinën e virusit – një pjesë kyçe e strukturës së tij të jashtme, të cilën ai e përdor për të futur brenda qelizave në trupi – erdhi nga “Omicron”.

Deri në mars, tre sekuenca të tjera gjenetike hibride u raportuan, këtë herë nga SHBA. Tani ka mbi 60 të regjistruara  në të gjithë Francën, Holandën, Danimarkën, SHBA-në dhe Mbretëinë e Bashkuar.

Megjithatë, mund të ketë “Deltakron”-e të ndryshme. Shkencëtarët në Institut “Pasteur” kanë thënë se sekuencat e “Deltacronit” të raportuara në Angli dhe Amerikë, kanë disa dallime nga ato të gjetura në vende të tjera. Ata kanë thënë se mund të jetë e nevojshme të shtohet një numër në këto forma të ndryshme të “Deltacronit”, për të dalluar njërën nga tjetra.

Si u formuan këto hibride ?

Nuk është e pazakonshme që viruset të përzihen dhe të përputhen me pjesë të tyre nëse dy viruse të ndryshëm infektojnë një qelizë. Ky quhet “rikombinim”, pasi një virus kombinon pjesë të sekuencës së tij gjenetike me pjesë nga një virus tjetër i lidhur, ndërsa mbledh kopje të vetvetes. Kjo ndodh rastësisht gjatë riprodhimit viral.

Megjithatë, kur ka një transferim të pushtetit nga një variant viral në tjetrin – pra kur një variant bëhet më pak i infektues dhe një tjetër më shumë, e ndërkohë që të dy qarkullojnë në popullatë dhe ka një shans që ata të infektojnë njëkohësisht njerëzit – rritet mundësia e rikombinimit. Kjo lidhet edhe me situatën pasi u shfaq “Omicron” që zhvendosi “Deltën” si formën më dominuese në mbarë botën.

Rikombinimi zakonisht krijon një virus të ri që nuk është i zbatueshëm, pasi përzierja e gjeneve të ndryshme mund të ndërhyjë në aftësinë e virusit për të prodhuar proteinat që i nevojiten për të mbijetuar. Por ndonjëherë dikush mbijeton, dhe kjo duket të jetë ajo që ka ndodhur me “Deltacron”.

Në fakt, duke qënë se të gjitha hibridet “Deltacron” që u zbuluan në Anlgi dhe Amerikë duket se janë të ndryshëm nga ato që u zbuluan në Evropën kontinentale, me shumë gjasë ky proces ka ndodhur shumë herë veç e veç.

Një “çip” nga blloku i vjetër?

Për momentin është e vështirë të thuhet se në çfarë mënyrash “Deltacron” do t’u ngjajë prindërve të tij. Delta dhe Omicron janë viruse krejt të ndryshme. Ato ndryshojnë në mënyrën se si infektojnë qelizat dhe si i shmangen imunitetit. Ne ende nuk dimë mjaftueshëm për “Deltacron” për të qenë në gjendje të tregojmë se sa i ndryshëm do të jetë.

Për shkak se është zbuluar në shumë vende, ka të ngjarë që “Deltacron” mund të përhapet shpejt. Sidoqoftë, vetë Omicron po vazhdon të përhapet gjerësisht në Evropë, kështu që është ende varianti që duhet të mbajmë në vëmnedje.

Koha do të tregojë nëse “Deltacron” do të zhvendosë “Omicronin” dhe nëse “Deltacron” nuk do të prekë  imunitetin apo edhe nëse do të shkaktojë sëmundje më të rënda. Aktualisht ka shumë pak raste “Deltacron” për të nxjerrë ndonjë përfundim mbi këto çështje. Ajo që na duhen janë eksperimente për të përcaktuar vetitë e “Deltacron” – shkencëtarët e kanë filluar këtë proces dhe kanë qenë në gjendje që të infektojnë qelizat me këtë variant , kështu që shpresojmë se do të kemi përgjigje me kohë.

Si duhet lexuar kjo?

Duhet t’i mbajmë sytë hapur!  Fakti që ndoshta “Deltacron” është përhapur përtej kufijve, thekson nevojën për një mbikëqyrje të vazhdueshme të sekuencimit te geneve, për të mbajtur shënime se si virusi po ndryshon dhe lëviz. Ndërsa koronavirusi po vazhdon të përhapet gjerësisht dhe të infektojë një numër të madh njerëzish, ka të ngjarë që të shfaqen më shumë variante – duke përfshirë edhe rikombinimin.

Sidoqoftë, ne jemi tashmë  të sigurtë se infeksionet nga variantet e tjera të mëparshme si dhe vaksinimi do të ofrojnë mbrojtje nga sëmundjet e rënda nëse “Deltacron” fillon të dominojë. Ne jemi të sigurtë se vaksinat, të cilat bazohen në tek virus  origjinal i Wuhan, të mbrojnë edhe kundër sëmundjeve të rënda që shkaktohen nga variantet më të fundit. Koha do të tregojë nëse Delta dhe Omicron kanë prodhuar një fëmijë “të egër” për ne që të shqetësohemi.

Tags:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.