LGSH | Çmimet e reja, sa do paguajnë personat e pasiguruar?
420
post-template-default,single,single-post,postid-420,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-theme-ver-10.0,wpb-js-composer js-comp-ver-4.11.2,vc_responsive

Çmimet e reja, sa do paguajnë personat e pasiguruar?

Çmimet e reja, sa do paguajnë personat e pasiguruar?

Ekzaminimet, 60-80 % më lirë për ta pasiguruarit që zbatojnë sistemin e referimit.
Ja lista me tarifat e reja…
Nga Sonila Isaku

urdheriUlen çmimet e ekzaminimeve shëndetësore që kryhen në poliklinika dhe spitale për të gjithë ata persona që janë të pasiguruar por që do të zbatojnë sistemin e referimit. Ky ka qenë vendimi më i fundit i marrë nga Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj duke bërë të mundur uljen e pagesës nga 60-80 për qind për të gjitha llojet e ekzaminimeve.

Urdhri

Sipas këtij urdhri në rastet se një person nuk zbaton sistemin e referimit ai duhet të paguajë çmimet reale të ekzaminimeve. Kurse nëse ndjek sistemin e referimit çmimet do të jenë disa herë më të lira. Kështu, pacienti fillimisht duhet të shkojë tek mjeku i familjes, në rastet kur ky i fundit gjykon se pacienti ka nevojë më të specializuar me anë të një rekomandimi e dërgon tek mjeku specialist. Kur pacienti paraqitet tek mjeku specialist duhet të jetë i pajisur me kartë identiteti dhe rekomandim nga mjeku i familjes. Në këto raste ai duhet të paguajë çmimet më të ulëta të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë. Për shembull nëse një person i pasiguruar ka të nevojshme kryerjen e një ekografie, ajo kushton 1000 lekë në rastet kur pacienti nuk ndjek sistemin e referimit. Në rast se pacienti do të shkojë fillimisht tek mjeku i familjes dhe më pas tek specialisti për kryerjen e kësaj ekografie do të paguajë vetëm 200 lekë. Ndërkohë pacientët të cilët janë të siguruar vetëm me paraqitjen e kartës së shëndetit dhe asaj të identifikimit i përfitojnë të gjitha këto ekzaminime falas.

Mjeku i familjes

Një pikë tjetër e rëndësishme e këtij vendimi është heqja e pagesës tek mjeku i familjes për të gjitha kategoritë. Kështu nëse një person i pasiguruar duhet të paguante 1000 lekë për vizitën që duhet të kryente tek mjeku i familjes tashmë ajo është pa pagesë. Vendimi për heqjen e pagesës ka hyrë në fuqi para një jave dhe përfitues të saj janë të gjitha kategoritë.

No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.