LGSH | Bum klinikash dhe kabinetesh dentare.
492
post-template-default,single,single-post,postid-492,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-theme-ver-10.0,wpb-js-composer js-comp-ver-4.11.2,vc_responsive

Bum klinikash dhe kabinetesh dentare.

Bum klinikash dhe kabinetesh dentare.

QKR: Vetëm në 4 vitet e fundit hapen 511 të tilla, ose 10 klinika në një muaj. Tregu josh edhe të huajt.
Nga Sonila Mlloja, gazetare TVSH.
Një nga problemet më të mrephta me të cilat po përballet sistemi shëndetësor shqiptar është shpërndarja jo e njëtrajtshme e personelit të specializuar mjekësor, gjë që po sjell pamundësi për të mbuluar shumë komunitete me shërbime mjekësore. Por në fushën e shërbimeve dentare, panorama është krejt ndryshe. Ky treg jo vetëm që nuk ka njohur braktisjen e mjekëve stomatologë në çdo rreth të vendit, por është rritur në proporcion të zhdrejtë me nevojat.

Statistikat.

Statistikat zyrtare, sipas anëtarësisë së Urdhrit të Mjekut, tregojnë se në vendin tonë, deri në gusht të këtij viti, rezultojnë të rregjistruar  7 009 mjekë  dhe 2 327 stomatologë, pra gjithsej 9 336  anëtarë. Specialistë të Shoqatës Dentare Shqiptare vlerësojnë se shifra aktuale prej 2 327 stomatogë pritet të shkojë në rreth 3000 sepse shumë shpejt në stafet e klinikave dentare do të përfshihen edhe ndihmës stomatologët që kanë përfunduar një shkollë teknike të lartë. Kështu,  nëse analizojmë këto raport shifrash mes mjekeve dhe stomatolëgëve në total, do të shohim se mjekët stomatologë janë afërsisht sa gjysma e numrit të përgjithshëm të mjekëve në të gjithë vendin, çka do të thotë se dëshira për t’u bërë stomatolog mbërthen një në dy student që vazhdon studimet për mjekësi në Shqipëri. Kjo armatë dentistësh solli një bum të dukshëm të klinikave dhe kabineteve dentare, me një rritje të konsiderueshme vit pas viti.

QKR: Rregjistrohen rreth 130 klinika çdo vit.

Të dhënat e fundit të Qendrës Kombëtare të Rregjistrimit (QKR) tregojnë se numri i klinikave dentare në Shqipëri këto vitet e fundit ka ardhur duke u rritur ndjeshëm. Vetëm për periudhën 1 Janar 2011 – 31 Tetor 2014, numri i klinikave dhe laboratorëve dentarë të rregjistruar është 511, nga ku 467 janë aktive, 28 të pezulluara, 15 të çregjistruara dhe 1 në likujdim e sipër. Me këto ritme rregjistrimi, duket qartë se çdo vit janë hapur rreth 128 klinika, ose e thënë ndryshe, rreth 10 klinika dentare të reja në muaj. Por ritmet e shpejta të hapjes së klinikave dentare u shoqëruan me një shtrirje të pastudiuar nga autoritetet që lejuan këtë ekspansion.

Kështu, sipas vëshgimeve të Urdhrit të Mjekut, shpërndarja e klinikave dhe kabineteve stomatologjike vazhdon të mos respektojë distanca dhe mbulim territori sipas numrit dhe nevojave të popullatës. Qytetet e mëdha mbajnë edhe përqëndrimin më të lartë të këtyre shërbimeve. Klinikat në Tiranë janë ngritur shumë afër njëra-tjetrës apo edhe në të njëjtin pallat, duke krijuar kështu kushtet e një konkurrence të pandershme. Pallatet e banimit në 90% të rasteve janë edhe streha më e zgjedhur për klinikat apo kabinetet dentare, të cilat i sheh të ngjitura në çdo kat, falë tabelave të reklamave pranë fasadës së pallateve. Ndërsa në periferi, nuk konstatohet ky përqëndrim.

Tregu “josh” të huajt.

Këtij tregu “pjellor” nuk i kanë rezistuar dot as të huajt. Nga të dhënat e QKR, numri i subjekteve të huaja të rregjistruara për ushtrim aktiviteti dentar në Shqipëri është 35, nga të cilat 27 janë me pronësi tërësisht të huaj, ndërsa 7 janë me pronësi shqiptaro-të huaja. Shqipëria po kthehet në një destinacion të rëndësishëm për profesionin e mjekut. Kështu, sipas të dhënave nga Urdhri i Mjekut, rregjstrimi dhe ushtrimi i veprimtarisë së mjekëve të huaj është katërfishuar vetëm gjatë 3 viteve të fundit. Ata janë kryesisht nga Greqia, Italia, Turqia, Gjermania, Kosova, Maqedonia, Rusia, Austria, Amerika, Franca, Kina, Argjentina, etj.

Listën e kryesojnë grekët me 93 mjekë, më pas italianët me 72 mjekë, turqit me 20 mjekë, gjermanët më 11 etj. Një fakt interesant është edhe largimi i stomatologëve shqiptarë në tregun e huaj. Për vitin 2014, pranë Urdhrit të Mjekut  kanë marrë çertifikatën e sjelljes së mirë -një dokument i rëndësishëm ky për t’u punësuar jashtë vendit- 16 stomatologë. Përgjithësisht kërkojnë punësim në Gjermani dhe më pak në Britaninë e Madhe dhe Itali.

No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.