LGSH | Alergjitë e stinës prekin 7% te popullatës. Mjekët: Mos u vetmjekoni!
581
post-template-default,single,single-post,postid-581,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-theme-ver-10.0,wpb-js-composer js-comp-ver-4.11.2,vc_responsive

Alergjitë e stinës prekin 7% te popullatës. Mjekët: Mos u vetmjekoni!

Alergjitë e stinës prekin 7% te popullatës. Mjekët: Mos u vetmjekoni!

Rastet e alergjisë, sidomos ato nga poleni njohur edhe si riniti apo rrufa alergjike, janë në fazën e tyre të lulëzimit.Këtë e konfirmojnë mjekët specialistë të qëndravë shëndetësore, sipas të cilëve shumë pacientë vijnë në gjëndje të rënduar pasi marrin mjekime në farmaci pa u konsutuar më parë me mjekun specialist. Alergologia Kleita Elezi, pranë poliklinikës së specialiteteve nr.2 në Tiranë thotë se kjo është me risk të lartë për pacientin.

“Një ndër sëmundjet e shpeshta që kap pacientët tanë gjatë përiudhës së pranverës është rrufa alergjike, e cila mund të ngatërrohet nga pacientët si një gjëndje gripale e zakonshme apo e përsëritur dhe kjo I çon ata të marrin mjekime nga më të ndryshmet dhe nga më të gabuarat që I zgjehdin vetë ose ja referon farmacisti . Mjekimi I gabuar bën që kjo situatë tek pacienti të ndërlikohet dhe në momentin që vijnë tek ne , janë të irrituar, janë të nervozuar , pra me shenja klinike të tilla që ata I bëjnë të humasin komplet cilësinë e jetës së tyre. Kur ne I pyesim se çfarë kanë marrë, ata rezultojnë të kenë përdorur “spry nazal” nga më të ndryshmet të cilat nuk kanë lidhje fare me mjekimin e rrufës alergjike dhe duke I përdorur gjatë mund të bëjë efektin e kundërt duke rënduar gjëndjen e pacientit. Rrufa alergjike është pak e gjatë në kohë dhe nuk mund të ngatërrohet me virozën. Nuk ka viroza që zgjasin 10 ditë, 2 javë apo një muaj. Në momentin që kemi një situatë të tillë, atëherë menjëherë duhet të paraqiten tek specialisti për të vënë diagnozën e duhur dhe për të marrë diagnozën e duhur”- shprehet alergologia Elezi.

Alergjia nga poleni shkaktohet nga dia alergentë, grimca dhe spore pemësh e lulesh që qarkullojnë në ajër, por jo të gjithë shfaqim shenja alergjie, per shkak te imunitetit. Sipas alergologes Kleita Elezi, pacientet me rrufë alergjike kane keto shenja:

“Shenjat kryesore që një pacient me rrufë alergjike mund të ketë janë teshtimta, hundët e bllokuara, nuk merr dot frymë lirshëm me hundë, sekrecionet e ujshme, të kruarat e syve, të hundës, apo të qiellzës nga brenda. Me kalimin e kohës këto simptoma bëjnë që pacienti është I acaruara, nervozohet, nuk fle mirë natën, nuk është I qetë dhe këta pacientë humbasin rendimentin e tyre në punë, ose vlerësimin kur janë nxënës apo studentë, sepse nuk ndihen mirë dhe janë totalisht të papërqëndruar gjatë gjithë kohës”

Nje nga armët më të mira për të luftuar alergjitë sipas Dr. Elezit, ëshë imunoterapia ose vaksinimi, e cila jep efekte të qëndrueshme.

“Kjo është një diagnozë lehtësisht e diagnostikueshme nëpërmjet ekzaminimeve që ne bëjmë dhe nga nga historiku klinik që na jep pacienti.Përveç këshillave për shmangien sa të jetë e mundur e ambjenteve në natyrë ku ka polene lulesh. si dhe protokolleve të standartizuara për trajtim, një nga armët më të mira që mbetet për ta trajtuar rrufën alaergjike apo edhe sëmundjet alergjike është imunoterapia ose vaksinimi.Kjo mënyrë ndryshon përgjigjen imunitare të pacientit I cili pasi përfundon periudhën nga 3-5 vjet , ai mund të përjetojë një gjëndje shëndetësore shumë të mirë, nuk ka më shenja klinike, nuk ka më nevojë të përdorë mjekime,pra ndihet I qetë” – thotë dr.Elezi.

Një nga format më të rënda është astma alergjike.Edhe për këtë shkaktarë janë polenet, shpjegon Dr. Kleita Elezi. Pacientët kanë probleme me frymëmarrjen, nuk arrijnë të mbushen mirë me frymë, ndjejnë fshkëllima në gjoks, mund të kenë episode të gjata kolle dhe në formë aksesesh mjaft të forta. Në këtë peridhë pacientë të cilët janë diagnostikuar më herët më astëm bronikale apo nuk janë të diagnostikuar, mund të përjetojnë kriza të forta të astëms të cilat nëse nuk trajtohen siç duhet mund ta rëndojnë shumë gjëndjen e pacientit, përmbyll ajo.

Sipas ekspertëve, 1 në 5 njerëz në të gjithë botën rezulton me alergji apo astmë, ndërsa në vendin tonë këto simptoma prekin 5-7% të popullatës

No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.