LGSH | 97% e grave në zonën e Bregut te Lumit asnjë kontroll për kancerin e qafës së mitrës.
16486
post-template-default,single,single-post,postid-16486,single-format-gallery,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-theme-ver-10.0,wpb-js-composer js-comp-ver-4.11.2,vc_responsive

97% e grave në zonën e Bregut te Lumit asnjë kontroll për kancerin e qafës së mitrës.

97% e grave në zonën e Bregut te Lumit asnjë kontroll për kancerin e qafës së mitrës.

LGSH dhe  Lotaria Kombëtare,  Bordi i Çështjeve të mira mundësoi depsitimin dhe informimin për gratë me mirëqënie të kufizuar.

Në kuadër të projektit “Shëndet i kontrolluar, për gratë me mirëqenie të kufizuar”,  Lidhja e Gazetarëve të Shëndetit me mbështetjen e Lotarisë Kombëtare, Bordi i Çështjeve të Mira , zhvilloi gjatë datave 31 Shtator dhe 1 Tetor 2019 në zonën e Bregut të Lumit, depsitime për kancerin e qafës së mitrës dhe sesion informues në lidhje me këtë sëmundje vdekjeprurëse, shumë anashkaluar nga gratë në Shqipëri.

Në bashkëpunim të ngushtë më Qendrën Shëndetësore të Bregut të Lumit që i përket Njësisë Administrative 11 në Tiranë, gjate gjithë muajit Shtator u targetuan 25 gra në kushte të vështira ekonomike dhe me të ardhura të pakta, për t’ju nënshtruar depistimit me anë të analizës së Pap –Testit si dhe informimit në lidhje me këtë sëmundje.

Aktiviteti filloi me zhvillimin e sesionit informues pranë qendres shëndetësore të Bregut të lumit , ku mbi 30 gra morën informacion të përgjithshëm për këtë sëmundje, si shenjat paralajmëruese që nuk nduhen injoruar, cilat janë femrat që rrezikohen dhe pse, si mund të parandahet kjo sëmundje dhe cilat janë mnëyrat e diagnostikimit të saj. Gratë ngritën pyetje për kushtet eqë duhet të plotësojnë gjatë momentit të diagnostikimit, shkaqet e sëmundjes dhe shpeshtësinë e analizave që duhet të kryejnë.

Pas këtij takimi gratë që plotësuan kushtet për kryerjen e analizës së Pap-Testit ( vlersim ky që u bë edhe nga mjeket që LGSH kontraktoi në kaudër të projektit) , ju nënshtruan kësaj analizave dhe vizitës gjinekologjike përgjatë dy ditëve.

Nga vizitat e kryera, në pamje të parë, gati 97% e grave që u futën në depsitim nuk kishin kryer asnjëherë më parë një analizë të tillë pasi nuk kishin patur mundësi. Ndonëse traget grupi i synuar ishte vetëm 25 gra , LGSH, duke parë interesimin e shtuar të grave në ditën e dytë dhe insistimin e tyre, vijoi depsitimin duke realizuar 36 Pap-Teste në total. Nga të dhënat e rregjistruara gratë që u depsituan ishin të grupmoshës 30-60 vjeç.

Përgjigjet e këtij depistimi do t’i vihen në dispozicion qendres shëndetësore që mbulon me shërbime gratë në këtë zonë si dhe për ato që do të kenë nevojë që të ndiqen më tej në sistem , do të jepen rekomandimet e duhura.

Projekti synoi jo vetëm informimin dhe depistimin e grave me mirëqënie të kufizuar, por edhe krijimin e një mardhënie më të ngushtë të këtyre grave me sistemin shëndetësor.

Aktiviteti i rradhës në kuadër të këtij projekti do të spostohet gjatë muajit Tetor në zonën e Kasharit.

 

 

No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.