LGSH | 6 shenjat që “Omicron” jep në lëkurë.
16584
post-template-default,single,single-post,postid-16584,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-theme-ver-10.0,wpb-js-composer js-comp-ver-4.11.2,vc_responsive

6 shenjat që “Omicron” jep në lëkurë.

6 shenjat që “Omicron” jep në lëkurë.

Nëse kohët e fundit keni vënë re simptoma të çuditshme të lëkurës, si  psh  lëkurë të thatë atëherë ose mund ta largoni atë lehtësisht nga nga trupi ose ta shihni si alergji . Por ekspertët paralajmërojnë se disa shenja në lëkurë  janë sinjalë shumë të qarta se jeni infektuar nga varianti “Omicron”.

Gjatë gjithë pandemisë, njerëzit që u infektuan me Covid shfaqën një sërë simptomash ku shenjat kryesore ishin: kollë e vazhdueshme, temperaturë e lartë dhe humbje të nuhatjes.

“Omicron” u vërtetua se ishte më i butë se variantet e mëparshme dhe shumica e njerëzve përjetuan simptoma të ngjashme me të ftohtin.

Tre simptomat më të zakonshme të “Omicron” janë kolla, lodhja dhe dhimbja e kokës. Por disa kanë shfaqur edhe probleme në lëkurë, 6 nga të cilat rezultojnë më të zakonshmet tek të infektuarit me këtë variant të ri të koronavirusit. Ato janë:

  • Zbehje e lëkurës, e cila mund të marrë nga ana tjetër dhe ngjyrë gri ose blu të lehtë. Ky është një ndërlikim në rastet seioze më COVID që do të thotë se kemi një nivele shumë të ulta të oksigjenit në gjak.Sipas CDC kjo është një shenjat më alarmuese të sëmundjes.
  • Skuqja e lëkurës e shoqëruar me irritime në formën e puçrave ose urtikaries që mund të shfaqen edhe në shuplakat e duarve apo shputat e këmbëvë dhe që shpesh mund të fillojë me kruarje intensive në këto vende të trupit.
  • Pika të kuqe në lëkurë të cilat shfaqen më shumë si ekzema në të gjithë trupin me shtresa të sipërme të ashpra, megjithëse më të zakonshme ato janë në bërryla, gjunjë dhe në pjesën e pasme të duarve dhe këmbëve.
  • Gishtat e këmbës –  Duket se çdo kush I prekur nga COVID mund të shfaqë tek gishtat e këmbësh errësim të ngjyres së lëkurës, ndonëse të dhënat e raportuara duket se nga kjo simptomë preken më shumë fëmijët dhe adoleshentët. Froma që mund të shfaqet janë si gishtërinj të kuq, të përflakur ndonjëherë me skuqje. Kjo mund të shoqërohet me dhimbje dhe kruarje, me fshikëza dhe ënjtje.
  • Çarje të buzëve –  Shumë njerëz që infektohen nga “Omicron” thonë se përjetojnë simptoma të ngjashme me të ftohtin dhe kjo shtrihet tek buzët e plasaritura. Ekspertët thonë se buzët mund të lëndohen dhe të thahen dhe gjatë shërimit mund të behën si me luspa. Mund të shfaqen edhe dhimbje brenda gojës.”
  • Lëkurë e thatë –  Ekspertët thonë se janë raportuar shumë raste nga njerëz që vuajnë nga ekzema në qafë dhe gjoks. Skuqjet shfaqen në qafë dhe në pjesën e përparme të gjoksit, në vende të ekspozuara ndaj dritës së diellit. Zakonisht zona është mjaft rozë dhe kruhet shumë. Mund të shfaqet në çdo moment gjatë ose pas infeksionit dhe zakonisht zgjat shumë.

“Burimi : “The Sun”

 

 

 

No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.