LGSH | 2016- 590 raste të reja me kancer në mushkëri.Një ndër shkaqet edhe Duhani. Mjekët:”Pas 20 vitesh,më keq”.
599
post-template-default,single,single-post,postid-599,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-theme-ver-10.0,wpb-js-composer js-comp-ver-4.11.2,vc_responsive

2016- 590 raste të reja me kancer në mushkëri.Një ndër shkaqet edhe Duhani. Mjekët:”Pas 20 vitesh,më keq”.

2016- 590 raste të reja me kancer në mushkëri.Një ndër shkaqet edhe Duhani. Mjekët:”Pas 20 vitesh,më keq”.

 

Duhanpirja akuzohet nga mjekët si një ndër shkaktarët e shtimit të rasteve me Kancer në mushkëri dhe “Spokut”. Në Spitalin “Shefqet Ndroqi” në Sauk,  në vitin 2016 u rregjistruan 594 raste të reja me kancer në mushkëri.Duke parë rritjen e duhanpirjes me ritme të shpejta tek adoleshentët dhe femrat, mjekët paralajmërojnë se pas 20 vitesh këto sëmundje do të prekin akoma më shumë jetë njerzish.

Hetem Aliaj nga Fieri është njëri prej pacientëve që dëgjohet që në koridorin e pavionit te Pneumologjisë të spitalit e mushkrive “Shefqet Ndroqi”, teksa kollitet vrazhdë dhe të jep ndjesinë se po mbytet nga sekrecionet. është e disata herë që shtrohet për trajtim pasi mushkritë e tij janë të dëmtuara. Vjen në gjëndje të rëndë , tregon mjekja pneumologe Esmeralda Nushi, por pas dy javësh e rimerr veten dhe ndihet më lehtë. E takojmë dhe dorën na e jep mundimshëm me trupin që terheq përtueshëm nga shpina e krevatit. Në kartelën e tij të bën përshtypje shënimi I mjekut:

Duhanipirës;   Kohëzgjatja: 50 vjet ;    Sasia 20 cigare në ditë.

Këtu fillon të kuptosh çfarë I ka mdodhur. Sot ai është 62 vjeç.

“E kam nisur duhanin në moshën 12 vjeç. Kam pirë nga ai duhani I dredhur, I fortë. Kur erdha nga Fieri këtu, mezi lëvizja, gjunjët më ishin trashur dhe frymë mezi merrja. Sot jam më mirë, por mezi po e marr veten. Duhani më ka bërë gropën” – kështu shprehet Hetemi teksa lëviz tubat e oksigjenit nga hunda se e bezdisin kur flet.

Doktoreshë Esmeralda Nushi teksa risheh në praninë tonë grafitë e mushkrive të Hetemit, thotë se ai vuan nga SPOKU, sëmundja pulmonare obstruktive kronike dhe shkaktar për këtë akuzohet duhani.Fakti që ai e ka nisur duhanin që në moshë të vogël, e rëndon edhe më shumë situatën – shprehet Dr.Nushi. Mjekja Esmeralda Nushi thote se duhanpirja është një nga shkaqet e shtimit të rasteve me “SPOK” dhe kancer në mushkëri. Shifrat do të jenë edhe më keq pas 20 vitesh thekson ajo.

“Në 2015 kanë qënë rreth 540 raste të reja të diagnostikuara në spitalin tonë me kancer në mushkri. Në 2016 janë diagnostikuar 594 raste të reja, pra pak a shumë jemi në të njëjtat nivele. Pritet një rritje sepse me rritjen e insicdencës së duhanprijes ne I shohim efektet pas 20 vitesh”

Mjekët vërejnë me shqetësim shtimin e duhanpirjes tek adoleshentët dhe tek femrat .Sipas dr.Nushi ajo që po vihet re edhe në spitalin e mushkrive “Shefqet Ndroqi” është se numri I femrave të diagnostikuara me kancer në mushkri po rritet me shpejtësi.

Lidhur me parandalimin ajo dhe komuniteti I mjekëve në përgjithësi, konstatojnë se masat e marra nga politikbërësit siç është ligji për kontrollin e produkteve të duhanit dhe ai I rritjes se çmimit të akcizës janë efektive por ka një sugjerim në këtë aspekt. Sipas saj masa e dytë, pra rritja e çmimit të akcizës ka provuar në vendet perendimore se ka dhënë efekte më të shpejta në ulljen e sëmundshmërisë se sa ligji për kontrollin e produkteve të duhanit. Në vendet ku I është dhënë prioritet masës se çmimit të akcizës, efektet jane ndjerë pas 10-15 vitesh ndërsa në vendet ku është I është dhënë prioritet ligjit të kontrollit të duhanit, efektet në sëmundshmëri janë ndjerë pas 20 vitesh.

No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.